michelle-obama-reflects-on-039incredible-journey039-after-the-president039s-farewell-address-768x384Ditën e djeshme ish presidenti Barack Obama mbajti fjalimin e tij të lamtumirës para qindra bashkëpunëtorëve dhe përkrahësve.

Ndër të tjera ai u ndal një moment për të falënderuar “shoqen e tij më të mirë” që i ka qëndruar në krahë për 25 vitet e fundit.

“Jo vetëm gruaja dhe mamaja e fëmijëve të mi, por shoqja ime më e mire,” ka thënë Obama për ish Zonjën e Parë, Michelle.

Ndërkohë që kamera ishte fokusuar tek vajza e tyre, Malia që ishte përlotur.

“Ti more një rol për të cilin nuk pyete dhe e bërë sipas vetes tëndë, me shumë kurajo, stil dhe humor të mirë,” ka përfunduar ai fjalët që kanë emocionuar gjithë audiencën.

Ndërkohë që gjatë fjalimit u vu re mungesa e vajzës tjetër, 15 vjeçares Sasha, për të cilën Shtëpia e Bardhë deklaroi se kishte qëndruar në shtëpi pasi kishte një test ditën tjetër.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment