preview-7514060-650x341-98-1478706847_1478790560-8578751Sistemi i arsimit në Finlandë konsiderohet të jetë njëri nga më të mirët në botë. Megjithatë, autoritetet atje kanë vendosur të bëjnë një revolucion të vërtetë në sistemin e tyre shkollor.

Zyrtarët finlandezë dëshirojnë që t’i heqin të gjitha lëndët shkollore nga programi mësimor. Atje nuk do të ketë më orë të fizikës, matematikës, literaturës, historisë ose gjeografisë. Kreu i Departamentit të Edukimit në Helsniki, Marjo Kyllonen, shpjegoi ndryshimet:

“Ka shkolla që po japin mësim në mënyrën e vjetër që ishte përfituese në fillim të viteve të 90’a – por nevojat më nuk janë të njëjta, dhe ne kemi nevojë për diçka të përshtatshme për shekullin e 21’të”, transmeton Gazeta Express.

Në vend të lëndëve individuale, nxënësit do të studiojnë ngjarje dhe fenomene në një format ndërdisiplinor. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të ekzaminohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.

Dhe duke i marrë këto mësime, nxënësit do të jenë në gjendje të marrin më shumë njohuri në gjuhën angleze, fushën e ekonomisë dhe t’i përmirësojnë aftësitë e komunikimit. Ky sistem do të prezantohet për nxënësit e moshave 16 vjeçare.

Ideja është që nxënësit të zgjedhin për vete cilën temë ose fenomen dëshirojnë ta studiojnë, për t’i zbuluar aftësitë e tyre dhe ambiciet për të ardhmen.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment