Festat do të jenë më të ëmbla për Jonin tani e tutje. Edhe në kuptimin e parë të parë fjalës. Mbrëmë vonë ai ka postuar një foto nga këndi festiv ku shohim edhe një bukë xhinxheri në formë shtëpie, një nga ëmbëlsirat tipike amerikane të kësaj periudhe.

“Ginger Gread nga më e mira, Merlin Haxhiymeri”, shkruan Joni duke zbuluar nga ka ardhur ajo ëmbëlsirë.

Nuk e dimë nëse e ka blerë apo e ka përgatitur vetë që do i shtonte shumë pikë Merlinit. Nuk është çudi, i ati i saj drejton një kompanitë më të njohura të prodhimit të miellit në Shqipëri dhe ndoshta e gjithë familja është e apasionuar pas produkteve të brumit.

Me siguri, Joni do e ketë dhe më të vështirë se i ati, Ardit Gjebrea, që ankohet vazhdimisht, të mos shëndoshet me një të dashur si Merlin.