“Trupi yt më çmend, je shumë e bukur dhe tërheqëse, nuk mund t’i largoj duart nga ti…”, këto janë vetëm disa nga komplimentet me të cilat meshkujt kohë pas kohe duhet ta lavdërojnë partneren e tyre. Me komplimentet e duhura do t’ia zbukuroni ditën dhe njëkohësisht do ta ngacmoni libidon “e fjetur” dhe do ta përforconi dashurinë. Gruaja privilegjon aspektin global dhe ndjenjësor në një marrëdhënie. Për të është e rëndësishme dashuria, shpirti, pjesëmarrja e ndjenjës në një raport nga ana e partnerit. Një raport i zhveshur nga këto elemente nuk ka kuptim për femrat. Për këtë është e rëndësishme një “lojë” e nxehtë para çdo akti. Por diçka që mund të jetë e kënaqshme për një femër, mund të jetë e bezdisshme për një tjetër. Edhe e njëjta femër nuk ka gjithmonë në kohë dhe vende të ndryshme të njëjtat dëshira apo bezdisje. Për këtë shpesh herë janë të nevojshme dhe fjalët e ngrohta. Meqenëse shumica e meshkujve nuk janë “të shpejtë me komplimente”, ndërsa të gjitha femrat dëshirojnë të dëgjojnë sa të bukura janë, sa tërheqëse dhe seksi, ja disa fraza të cilat i rekomandojnë ekspertët për t’u frymëzuar. Fjalët e mira duhet të mos jenë të shumta me qëllim që mos u bie vlera.
Më pëlqen trupi yt
Kjo fjali ka një fuqi të jashtëzakonshme. Nuk ka femër në botë e cila nuk shqetësohet për pamjen dhe formën e trupit të saj, sidomos kur është e zhveshur. Thoni asaj se e dëshironi dhe do të ndjehet tërheqëse dhe e lumtur. Këtë kompliment është mirë t’ia jepni derisa përkëdheleni ose duke bërë dashuri.
Je aq e mirë
Edhe femrat, ngjashëm me meshkujt, dëshirojnë të dëgjojnë se e kanë kryer mirë “punën”. Kështu që mos hezitoni që t’i thoni se sa e mirë është dhe sa mirë e kryen atë. Nëse ia thoni këtë, ndoshta do të jetë e gatshme të provojë diçka tjetër që t’u bëjë të lumtur.
Nuk mund t’i largoj duart nga ti
I thoni asaj se është aq tërheqëse sa nuk mund ta lëshoni nga duart, kjo është diçka vërtet e dëshirueshme. Mendoni se si do të ndjeheshit ju nëse ua thotë një gjë të tillë partnerja juaj. Gjithkush dëshiron të ndjehet joshëse dhe tërheqëse, ndërsa me këtë kompliment, në mënyrën më të mirë do t’i tregoni se sa e dëshironi.
Ne përshtatemi plotësisht
Kjo thënie ju bën sharmant dhe sentimental, ndërsa preferohet të thuhet gjatë përkëdheljes apo marrëdhënieve seksuale. Afrojeni dhe dëshmoni se si përshtaten trupat tuaj, ndërsa këtë ia pohoni me fjalë dhe do të nxisni një kënaqësi të veçantë tek ajo.
Buzët e tua më pëlqejnë shumë
Secila femër është krenare së paku me një pjesë të trupit të saj. Zbuloni se cila është kjo pjesë dhe bindeni atë se është vërtet ashtu.
Edhe pse shumica e meshkujve e kanë vështirë të japin komplimente, këto fjali të shkurta dashurie nuk është vështirë t’i thonë. Nëse ju duken të papërshtatshme atëherë mund t’i modifikoni paksa dhe t’i përshtatni ashtu si ju duket më mirë. Mirëpo, mos hezitoni të thoni diçka të bukur, sepse do të jetë mirë edhe për ju, edhe për atë.

Përkujdesja dhe intimiteti
Në jetën në çift është tepër e rëndësishme të krijosh një raport të mirë jo vetëm seksual, por edhe shpirtëror. Prandaj atmosfera në çift duhet të krijohet e ngrohtë dhe sensuale. Është e rëndësishme që të realizosh një mënyrë të veçantë të prekuri, që asaj t’i pëlqejë dhe ta bëjë të ndihet mirë. Por këto lëvizje nuk duhet të përsëriten shpesh mekanikisht sepse bëhen monotone. Dhe këto ndjesi një femre i duhen falur, jo vetëm gjatë një raporti, por edhe në momente të ndryshme, në mënyrë që ajo të ndjehet vazhdimisht e dëshiruar nga partneri. Një puthje e lehtë, një fjalë e ngrohtë, përkujdesja në momentin e duhur, vlejnë për të krijuar një atmosferë të përshtatshme shpirtërore të femrës gjate marrëdhënies. Prandaj partneri më i mirë është ai që gjithmonë vëzhgon, kërkon, eksploron teknika, pika të ndjeshme të partneres së tij, për të vepruar me to edhe në situatat e nxehta të jetës në çift.

Pse duhen bisedat e gjata
Pa një lidhje të qëndrueshme me partnerin nuk do të kishim biseda të mira dhe interesante. Përveç kësaj gjithnjë është mirë t’i ndash kënaqësitë dhe pakënaqësitë me personin që e dashurojmë. 48% e femrave dëshirojnë më tepër seks dhe të gjitha herët a vonë e bëjnë këtë në marrëveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me të dhe 41% heshturazi, duke dërguar sinjale të heshtura por të efektshme trupore. Asnjëherë nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjë duhet dhënë vullnet pozitiv. Gjithnjë thoni “kështu është mirë” dhe asnjëherë “jo nuk mundem”. 20% e femrave nuk ndërmarrin asgjë kur janë të pakënaqura. Duhet ditur se heshtja për partnerin mund të jetë tejet shpërqëndruese. Mund ta humbasë interesimin për ju dhe mund të bëjë që lidhja juaj të shfaqë probleme, edhe pse ju nuk do ta dëshironit këtë.

Femrat i duan fjalët
Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 % nga të anketuarat theksonin se shpesh bisedojnë me shoqe rreth seksit. 50% e tyre bisedojnë për këtë çështje sa herë që të takohen. Ato dëshirojnë që përvojën e mirë ta ndajnë me dike dhe në të njëjtën kohë kur janë jo të sigurt dhe të pakënaqur, kërkojnë këshilla nga njëra tjetra, sidomos nga personat që kanë besim në to. Është interesante se femrat jashtë lidhjeve martesore më shumë flasin për përvojat e tyre kur takohen me shoqet. Një e treta e tyre flasin për seks të mrekullueshëm dhe kanë dëshirë t’i përshkruajnë detajet, 90% i shkëmbejnë informatat për kontracepsion dhe teknikat e gjërat tjera, 63% krahasojnë përvojat e tyre më të mira, më të çmendura dhe të hidhura. Natyrisht se pak edhe e teprojnë, jeta në çift ka nevoje për intimitet dhe nuk mund të diskutohet me ata që janë jashtë saj.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

T.O

Leave a comment