Disa nga modelet e njohur shqiptarë kanë qenë pjesë e imazhit të koleksionit të ri të veshjeve të Dolce Gabbana-s. Alesia Noka, Meg Luka dhe Alban Ramosaj janë fotografuar nga Endrit Mërtiti, për koleksionin e markës së njohur për “Pranverë-Verë 2018”.

Por përveç treshes së lartpërmendur, kanë qenë edhe dy modelë tjerë shqiptarë. Të zgjedhurit për këtë fushatë janë fëmijët e të ndjerit, Dritan Prifti.

Bëhet fjalë për djalin, David Priftin dhe vajza e vogël, Livia, të cilët kanë qenë pjesë e këtij koleksioni. Ne ndihemi shumë mirë kur shohim sesi të rinjë shqiptarë arrijnë suksese të tilla.