Engin Altan Duzyatan, aktori kryesor i serialit “Ertugrul”, që po transmetohet edhe në Tv Klan, mund të largohet nga filmi. Ky ka qenë lajmi që ka qarkulluar këto ditë në mediat turke e që ka bërë kureshtarë të gjithë publikun që e ndjek prej disa sezonesh. Sipas raportimeve, sapo të përfundonte sezoni në verë, aktori do të ndërpriste kontratën me produksionin për të mos vazhduar xhirimet për sezonin e ri. Me këtë rast, seriali do të merrte një rrjedh tjetër ngjarjesh, ku roli kryesor do të pasohej te pasardhësi i Ertugrulit.

Megjithatë, të gjitha sa janë shkruar e komentuar në mediat turke ditët e fundit kanë qenë spekulime. Producenti i serialit, Mehmet Bozdag, nisur nga spekulimet, ka dhënë një deklaratë zyrtare në profilin e tij social duke sqaruar vijimin e serialit që ka rrëmbyer miliona njerëz para ekranit. Bozdag, themelues i kompanisë “Tekden Film”, tha se Engin Altan Duzyatan do të jetë pjesë e serialit edhe gjatë vitit të ardhshëm. Bozdağ tha se lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për largimin e aktorit kryesor “nuk janë të vërteta dhe seriali do të vazhdojë sipas skenarit.”

‘‘Diriliş Ertuğrul’, mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur nga publiku do të vazhdojë me surpriza dhe aksione në seritë e reja. Lajmet se aktori kryesor i serialit Engin Altan Duzyatan do të largohet në fund të sezonit nuk janë të vërteta,” shkruan Bozdag në profilin e tij.

 

 

 

 

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment