Në një kohë kur data e sotme pritet të shënojë një martesë tjetër të rëndësishme në botën e showbiz-it, një çift i pëlqyer nga të gjithë kujtojnë sot 7-vjetorin e martesës. Martesa e Amit dhe Ermalit 7 vite më parë mori gjithashtu vëmendjen e të gjithëve pas shumë viteve që çifti kishin bashkë dhe pas disa viteve që Ami kishte hapur biznesin e saj me eventet e nusërisë.

Tre vjet pas martesës, çifti u gëzuan edhe me djalin Joel, i cili gjithashtu është mik i të gjithëve në rrjetet sociale me lojërat bashkë me të atin apo edhe me momentet e paharrueshme që i fal së ëmës.

Sot, Ami dhe Ermali kujtojnë 7 vitet e martesës. Jashtë familjes së tyre dhe të afërmve, këtë datë të shënuar Ermali e ka ndarë edhe me miqtë e tij në Instagram.

Me një dedikim të veçantë dhe me një foto së bashku me Amin, Ermali shkruan: “Si sot, 7 vite më parë u martova me këtë gocën. @amardatoska të dua si ditën e parë…”

Me dhjetëra mesazhe urimi kanë shkuar në adresë të çiftit në këtë ditë të shënuar.