Elvana Gjata, ndryshe nga herët e fundit kur është përqendruar te veshjet dhe stili në postimet e saj, është shfaqur pranë pianos dhe muzikantit të njohur Dirk Wedmann.

“Prova”, shkruan Elvana, duke falënderuar pianistin, pa treguar asgjë më shumë nëse është një takim rastësor apo një projekt i vërtetë muzikor.

Ishim mësuar ta shihnim në studio, si të gjithë këngëtarët e muzikës moderne dhe ta shohim pranë pianos është vërtet suprizë, por edhe një ndryshim tjetër nga herët e tjera vihet re.

Elvana e përqendruar, veçanërisht së fundmi, në fotot fashion, shfaqet e veshur me të sheshta, xhinse dhe një bluzë pambuku të bardhë. Si një studente. Serioze.

Një zgjedhje shumë e përshtatshme. Aty i takon gjithë shkëlqimi pianos!