Rihanna si gjithmonë ka marrë gjithë vëmendjen gjatë mbrëmjes së bamirësisë në New York,  me fustanin e saj të zi dhe me diamantët e shumtë që kishte vënë në qafë, apo edhe në gishta të dorës.

Këngëtarja nga Barbadosi kishte zgjedhur një fustan nga Ralph & Russo, dhe për sa i përket look-ut, ajo ka preferuar flokë të lëshuar, dhe një tualet me sy të lyer me ngjyra të errëta, në përshtatje edhe me fustanin e saj.

Ylli i muzikës, pop e kishte kombinuar veshjen, bizhuteritë me një palë sandale të zeza me rripa, që e kompletonin më së miri veshjen.

Në këtë mbrëmje të rëndësishme bamirësie ishin prezentë shumë personazhë të njohur si Jay-Z dhe Beyoncé, Emily Ratajkoëski dhe shumë supermodele.