Megjithëse u munduan për shumë muaj ta mbajnë të fshehur lidhjen e dashurisë, Klea Huta dhe Elgit Doda nuk kanë më asgjë për të fshehur. Një ndër çiftet më të reja të showbiz-it, mund ta shikoni edhe në rrugët e Tiranës, madje jo më si shokë të mirë, as si bashkëpunëtorë, por tanimë si të dashuruar.

Së fundi, çifti janë fotografuar në Pedonale. Në fotot e publikuara nga Xing.al, Elgiti dhe Klea janë të kapur për dore duke ecur në Pedonalen e Tiranës. Madje, Elgiti në një moment i ka hedhur dorën në qafë bukuroshes së njohur të ekranit dhe, nëse tani ka vërdallë ndonjë shkrepje, nuk është më problem. Ata të dy janë bashkë dhe kjo punë ka marrë fund.