Ndodh rrallë që dy shoqe të jenë në të njëjtën kohë shtatzënë, por duhet të jetë një përvojë shumë e veçantë për to që  gjatë pritjes së fëmijës të kenë përjetime të ngjashme për të ndarë dhe për të folur, si zakonisht. Kemi mësuar që dhe dy modelet shqiptare, që kanë pasur një periudhë intensive bashkëpunimi profesional së bashku, janë në pritje të fëmijëve.

Për Zajmina Vasjarin ishte zbuluar kohë më parë, por sot, Bluetooth e Gazetës Shqiptare ka zbuluar që dhe modelja tjetër, që ka promovuar për shumë kohë fustanet e dyqanit të Zajminës, Kristin Prenga, është shtatzënë.

Kristin po jeton në Athinë me të dashurin e saj biznesmen dhe është tërhequr nga jeta publike, por tashmë ata janë duke përjetuar një periudhë shumë të bukur, pritjen e fëmijës së parë që konfirmon sa serioze është marrëdhënia e tyre.

Modelja i është kushtuar plotësisht kësaj historie dhe familjes që pret të krijojë.

Ndërkaq në Tiranë, mikesha e saj është gjithashtu në pritje të një fëmije. Ato nuk janë pranë për të ndarë çdo detaj nga kjo përvojë, por me siguri në bisedat e tyre zënë vend përjetimet e veçanta të saj.