Edhe pse Marina u largua vetëm këtë sezon nga televizioni Top Channel, në dasmën e saj ishin të pranishëm të gjitha figurat e rëndësishme të tij, por ai që donte të shihte publiku në mënyrë të veccantë ishte Edi Manushi, njeriu që ndau me Marinën për vite me radhë studion e Procesit Sportiv.

Edhe pse nga revista Class kishte disa persona në mjediset e dasmës, këtë nuk e zbuluam. Pamë mirë Redi Jupin dhe partneren e tij të bukur Vivian Petrela, por askush nuk e vuri re ishte apo nuk ishte Manushi, edhe pse e dinim paraprakisht që ai, bashkë me personazhet e tjerë të përhershëm të programit Procesi Sportiv, ishte në listën e të ftuarëve të dasmës së Marinës dhe Getit.

Megjithatë Tirana Post arriti ta zbulojë të vërtetën me anë të një fotoje ku shihen të gjithë protagonistët e Procesit Sportiv në mjediset buzë detit në afterparty-n e dasmës.

Foton, sipas Tiranapost, e ka postuar bashkëshortja e Manushit, e cila qetësoi të gjithë të shqetësuarit nëse do të ishte apo jo bashkëshorti i saj në dasmë. Të ishte dhe Marina me ta do ishte edhe më interesante!