DSC_0045Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Dr.Arben Lloja, njëkohësisht edhe Zëvendës Rektor në Universitetin “KRISTAL”, në një intervistë për gazetën “Tirana Observer” flet për risitë që sjell ky universitet në vitin e ri akademik.

 

Jemi në fillim të vitit akademik 2013-2014. Si e përshkruani ju atmosferën akademike dhe arritjet në përgjithësi të Universitetit Kristal në ketë moment të rëndësishëm të historikut të tij disavjeçar?

Universiteti Kristal përben një nga alternativat e shëndetshme në arsimin e lartë shqiptar. Fund viti akademik 2012-2013 shënoi akreditimin e plotë institucional të Universitetit Kristal, i cili u realizua nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), strukture kjo pranë Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me European Network Quality Association (ENQA), strukturë pranë Këshillit të Evropës, për vlerësimin e standardeve të arsimit të lartë. Në përbërje të grupit të vlerësimit, kishte ekspertë të njohur dhe personalitete në fushat ku hulumtojnë, si nga Shqipëria dhe Gjermania. Një rruge disavjeçare e vështire por kurajoze për përmirësimin e metodave e standardeve në të tre komponentët që kërkon arsimi i lartë bashkëkohor, procesit mësimor, punës kërkimore – shkencore dhe praktikave mësimore, si dhe nxitjen e karrierës nëpërmjet orientimit të studentëve tanë me kërkesat e tregut të punës. Ky tashmë, është një proces i pandalshëm dhe në stadin aktual, ne kërkojmë rruge dhe metoda të reja për përsosjen e tij. Ketë e vetëton fakti që, studentët e Universitetit Kristal në tre vitet e fundit janë ftuar në vizita studimore në Institucionet Evropianë në Bruksel dhe Strasburg duke u certifikuar nga Europarlamentaret Doris Pack, Tanja Fajon dhe Tomas Jirsa.

Universiteti “Kristal” ofron 53 programe studimi, Diploma në Bachelor, Master të shkencave në gati 15 degë, si dhe Master profesional në Financë Kontabilitet, Edukim, Shëndet publik, Menaxhim Spitalor, E Drejtë Penale, E Drejtë Civile, si dhe E Drejtë Publike. Por, për të gjithë ata që janë të interesuar, a do të ketë risi këtë vit apo degë shtesë?

Eksperienca disa vjeçare e rritjes, ka sjellë si kërkesë të kohës dhe globalizimit të studimeve në arsimin e lartë që të shtojmë çdo vit akademik programe të reja studimi dhe kjo është moto e punës tonë, me qëllim ofrimin e atyre programeve të studimit për të cilat ka me shume nevojë, tregu i punës vendas apo i huaj. Për të realizuar këtë, ne i jemi referuar traditës me të mire të arsimit të lartë shqiptar dhe asaj me të përparuar botërore, si dhe në përputhje të plotë me “Kartën e Bolonjës” kemi hartuar programe studimi, me qëllim që studentët tanë në përfundim të studimeve të nivelit të pare apo të dytë, të kenë hapësira për të vazhduar më tej studimet në Universitet e Evropës, apo me gjerë dhe jo vetëm, por edhe përgatitjen e tyre si specialistë të aftë për tu përballur me tregun evropian të punës dhe me gjere. Konkretisht për vitin akademik 2013-2014, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore maturantët që përfunduan shkollën e mesme dhe të gjithë interesuarit do të kenë mundësi të studiojnë në profilin Laborant mjekësor, në Master shkencor dhe profesional. Po ashtu këtij fakulteti ketë vit të ri akademik i shtohet Masteri Shkencor në kujdesin Paliativ dhe Geriatrik. Në Fakultetin e Ekonomisë do të kemi një degë të re studimi mjaft me interes në këto kohe të globalizimit dhe reformave ekonomike, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”. Fakulteti i Artëve, i veçantë në ketë lloj profili në Shqipëri ofron Master Shkencor në “Artët e Bukura” për të mundesuar specialistë të aftë që do të reklamojnë traditën dhe kulturën pamore shqiptare por jo vetëm. Në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale viti i ri akademik vjen jo vetëm me programet e studimit ekzistuese në Bachelor dhe Master i Shkencave, të gjitha të akredituara, por edhe me një program të ri studimi unikal për vendin tonë, në nivelin Master Shkencor në “Shkenca Ligjore”, nëpërmjet të cilit synohet përgatitja e specialistëve të lartë kryesisht në fushën e investigimit, të aftë për të venë në bankën e të akuzuarit autoret e vërtetë të veprave penale, me prova shkencore. Pra, për sa u theksua me lart, për vitin akademik 2013-2014 në Universitetin tonë do të hapen pesë programe të reja studimi kryesisht në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave dhe një në Bachelor.

Kristal ofron edhe tre kampuset e tjera përveç Tiranës, në Fier, Korçë, Kukës dhe Përmet. A i garantoni ju kandidatët për studentë, që cilësia e mësimdhënies në këto kampuse në rrethe është e po të njëjtit nivel me Tiranën dhe ata shumë mirë mund ta kryejnë Universitetin në qytetin e tyre?

Universiteti Kristal krahas kampusit të vetëm të integruar në Shqipëri ofron një gjeografi organike me mundësi studimi në kampuset e ngritura në Fier, Korçë, Përmet, Shkodër dhe Kukës. Politikat tona, në lidhje me rekrutimin e stafit akademik janë gjithëpërfshirëse, që do të thotë se vëmendja jonë nuk përqendrohet vetëm në Tiranë. Lidhur me këtë, për organizimin e përshtatshëm akademik të Universitetit Kristal është menduar e punuar në të gjitha aspektet si një trupë e vetme, duke filluar nga kualifikimi dhe eksperienca pedagogjike, planet mësimore, syllabuset, oraret e mësimit, organizimi i orës mësimore, mjetet audiovizive, praktikat mësimore dhe pajisja me mjetë konkretizimi të kohës dhe të gjitha këto jo vetëm për kampusin në Tiranë, por në të gjitha filialet duke i konsideruar si një kampus të vetëm, pavarësisht distancave. Personeli akademik, është përzgjedhur, duke respektuar kriteret si më poshtë:

Së pari, kualifikimi i lartë akademik (Profesorë, Profesorë të Asocijuar, Doktorë të Shkencave dhe Master) si lektorë kryesorë (kryesisht në lëndët bazë themelore formuese sipas specialiteteve).

Së dyti, specialistë të rinj, të doktoruar (ose në proces Doktorature) jashtë apo brenda vendit, në fushat e reja që përputhen me ato të planifikuara për formimin universitar në të gjitha programet e studimit;

Së treti, specialistë të rinj, me perspektivë, me studime të përfunduara shkëlqyeshëm në Universitetin Kristal, në Universitetin e Tiranës si dhe në Universitete të njohura të rajonit, Evropës, por edhe me tej (SHBA, etj).

Së katërti, specialistë me një eksperiencë punë të gjatë, në organizma e organe të rëndësishme në të gjitha fushat ku studiohet në UK, si Akademike, Profesorë në fushën e mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, psikologjisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, juristë, politikanë, diplomatë, ekonomistë, informaticienë apo artistë, me një eksperiencë të gjatë në fushat ku ato japin kontributin e tyre, referuar kjo një praktike të përparuar të Universiteteve më në zë të Evropës apo SHBA-së. Një trupë e tillë akademike, me këto cilësi, është organizuar në mënyrë harmonike, në nivelet e ndryshme të mësimdhënies si lektorë lëndësh themelore formuese, lektorë lëndësh të formimit bazë, lektorë lëndësh të formimit special, karakteristikë të fushave, lektorë ndjekës të praktikave mësimore; lëndësh mbështetëse dhe me zgjedhje, drejtues seminaresh, drejtues të praktikave profesionale, etj.

“Kristal” ofron ambiente bashkëkohore, duke nisur nga sallat e mësimdhënies tek laboratorët, por sa i rëndësishëm është ambienti për një Universitet. Shumë thonë që cilësia nuk varet domosdoshmërisht nga komoditeti?

Universiteti Kristal është zgjedhja më e mirë për të gjithë ata maturantë që kërkojnë të ndjekin studimet e larta jo vetëm për infrastrukturen e shkelqyer, por edhe për cilësinë akademike dhe prakticitetin e ofruar në funksion të studimeve, për të cilën fola dhe me lart. Sallat multi funksionale të mësimdhënies dhe laboratorët modernë janë ambjentë punë ku nxitët bashkëpunimi student-pedagog për konsolidimin e arritjeve akademike, njëkohësisht edhe një themel i fortë për nxitjen e punës kërkimore dhe shkencore aktuale dhe në vazhdimësi. Cilësia akademike varet nga përkushtimi i shfaqur në raportin student-pedagog duke shfrytëzuar më së miri mundësitë praktike që ofron Universiteti Kristal. Në ketë hapësire universitare krijuese dhe konkurruese çdo ditë prodhohen rezultate konkretë dhe të matshme. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj drejtpërdrejtë, do të thoja se infrastruktura nuk është gjithçka, por nga ana tjetër është një gur i fortë themeli, që flet për vazhdimësi dhe largpamësi. Po ta thjeshtësoja problemin, pyetjes tuaj do ti përgjigjesha me pyetje: A mund të ketë cilësi jetese në një apartament 2+1 ku jetojnë tre kurorë? Pasardhësit e tyre, a do të kenë kushte jetese dhe studimi normale? Natyrisht që përgjigja do të jetë, JO! Kjo do të thotë, që edhe Universitet pa auditore të ajrosura me hapësira dhe dritë konform standardëve evropianë, pa paisje audiovizive dhe mjetë konkretizimi të kohës, pa laboratorë me aparatura modernë, pa bibliotekë, etj. etj. nuk mund të ketë dhe s’duhet të ketë!

Sa të integruar janë në tregun e punës në vend të diplomuarit në “Kristal”?

Punësimi i ish studentëve tanë të shkëlqyer si pedagogë të brendshëm në rradhë të pare përben një nga epërsitë e Universitetit Kristal. Aktivizimi i studentëve tanë në vitet e studimit si asistentë apo bashkëpunëtore shkencorë ka ndihmuar në këtë drejtim. Universiteti Kristal ka ngritur që në vitin e parë të funksionimit një strukturë të veçantë të nxitjes dhe orientimit të studentëve në tregun e punës. Do të prononcohesha pa modesti, për të bere publik faktin se nga të dhënat tona na rezulton se rreth 61% e studentëve që kanë mbaruar studimet në UK janë të punësuar. Kjo është arritur si rezultat i bashkëpunimit tonë me punëdhënësit në fusha të ndryshme, kompanitë me të mëdha të biznesit e prodhimit, në vend dhe rajon. Kjo ka mundësuar që studentët e Kristalit të jenë profesionistë të njohur për publikun. Ata japin kontributin e tyre si specialistë por edhe drejtues, në organet e qeverisjes qendrore dhe lokale, si deputetë në parlamentin e Shqipërisë, në organet e drejtësisë dhe të rendit, në shëndetësi brenda dhe jashtë vendit, në ekonomi, në skenat artistike gjen kudo të diplomuarit në Kristal. Panairet e punësimit në ambientet e UK kanë sjellë më afër punëdhënësit me studentët tanë të interesuar për të gjetur vetën në tregun e punës. Aktualisht është në botim në shtypshkronjën “Kristal” libri i “Karrierës” nëpërmjet të cilit lexuesit do të njihen konkretisht me të dhënat që përmendem me lart

Shpesh tarifat mbahen ‘sekret’ le të themi. Po ju mund të na thoni, (nëse jo shifra konkretë), sa konkurruese janë tarifat tuaja në krahasim me Universitetet e tjera jo publike në vend?

Në lidhje me politikat e rekrutimit të studentëve, UK ka një strategji të sajën. Tarifat për të studiuar në UK janë të negociueshme dhe arrijnë deri pak më lart se kostoja e studimit dhe sipas degëve. Pavarësisht kësaj, në ofrojmë bursa studimi falas për studentët që kanë mbaruar shkollën e mesme me mesatare mbi 9.5. Po ashtu, ne ofrojmë bursa studimi dhe akomodim falas, për fëmijët e familjeve në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të shkolluar fëmijët e tyre, duke përfshire këtu edhe fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Së fundmi, në ofrojmë bursa studimi në Universitet më të mira në Evropë, për studentët që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet e nivelit të parë apo të dytë në UK. Të gjitha këto bëjnë që, UK të jetë sa me pranë dhe në dispozicion të njerëzve të aftë dhe me prirje të veçanta, që premtojnë për të ardhmen në fushat ku ato kanë prirje, si dhe pranë njerëzve në nevojë. Kjo është dhe motoja Jonë, jo fitimi.

 

 

 

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

T.O

Leave a comment