DETAJET/ Tronditet Italia, spiunohen politikanët. Arrestohet inxhinieri bërthamor dhe motra e tij

Policia italiane ka zbuluar një grup që spiunonte policinë, institucione të ndryshme, administratën publike, sipërmarrës si dhe personalitete politike, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Hetimi i kryer nga Policia postare dhe prokuroria e Romës solli arrestimin e dy personave, inxhinierin bërthamor Giulio Occhionero, 45 vjeç dhe motrën e tij, Francesca Maria, të dy rezidentë në Londër, por me banim në Romë dhe të njohur në botën e financës.

Ky grup menaxhonte një rrjet kompiuterash të infektuar nga një virus që quhej “Eyepyramid” që u kishte mundësuar të grumbullonin, prej vitesh, njoftime të rezervuara dhe të dhëna delikate të dhjetëra personaliteteve, kryesisht në botën e financës.

Mes këtyre personaliteteve gjendet ish-kryeministri Matteo Renzi, kreu i BQE-së Mario Draghi, ish-kryeministri Mario Monti, ish-guvernatori i “Banca d’Italia” Fabrizio Saccomanni, ish-komandanti i përgjithshëm i “Guardia di Finanza”, Saverio Capolupo.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment