DETAJET/ Si u ekzekutuan dy kushërinjtë në Itali

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja mbi ekzekutimin e dy kushërinjve nga Mirdita mbrëmjen e djeshme në Milano të Italisë.

“Jam i sigurtë se njëri prej tyre ishte ende gjallë pas të shtënave me pistoletë”, tregon një i moshuar që banon në pallatin poshtë të cilit ka ndodhur tragjedia.

“Po shikoja televizion kur dëgjova të shtëna që fillimisht mu dukën sikur ishin fishekzjarre. Kam zbritur menjëherë dhe pashë një makinë që ishte gjithë shenja të plumbave dhe përmbysur nga njëra anë.

“Njëri prej të dyve ishte gati poshtë makinës, dhe i dukej koka. I dyti ishte gjallë dhe kërkonte ndihmë duke u përpjekur për të dalë nga makina por ishte e kotë”, tha banori.

Kushërinjtë nga Mirdita Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj 24 vjeç rezident në Parabiago (Milano) u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në makinë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e larjeve të hesapeve në botën e drogës.

shqiptare1 229 416 514 69 78

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment