DETAJET/ I riu përdhunon 30-vjeçaren te Kthesa e Kamzës

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi ndaj tij ka një denoncim për përdhunim.

“Panorama” mëson se i riu me inicialet G. Gj, i ka dalë përpara një 30-vjeçareje dhe ka abuzuar me të seksualisht.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Kthesës së Kamzës, rreth orës 10:00 të mëngjesit, thanë burimet e Policisë.

Vajza e përdhunuar i është drejtuar Komisariatit të Policisë për të bërë denoncimin.

Duket se vajza ka njohje me të riun, por nuk dihet pse ai ka abuzuar me të.

30-vjeçarja me inicialet T. K tha se djali i ka dalë para duke e bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë.

Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në prokurorinë e Tiranës dhe i riu është shpallur në kërkim.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment