Deputetja e Ramës, shuplakë LSI-së: Ne jemi lokomotiva, të tjerët janë vagonë

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, pranon se brenda maxhorancës ekzistojnë përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sekretarja për Koordinimin Elektoral në PS deklaroi në një intervistë për “Report TV” se debatet vlejnë kur kanë argumente, duke shtuar se lokomotiva kryesore e koalicionit është PS-ja, ndërsa partitë e tjera që e ndjekin pas janë vagonë të saj.

Koalicioni po funksionon siç ka funksionuar gjithmonë, ka debate, ka këndvështrime të ndryshme për çështje të caktuara, por çdo debat, në momentin kur është me argumente të forta, vlen për diçka në fund.

Por edhe brenda koalicionit jemi konkurrentë me njëri-tjetrin. Sa më shumë të punohet, aq më e fortë është partia që kryeson.

Ne jemi një parti lokomotivë, të tjerët kanë të bëjnë me vagonët që i bashkëngjiten.

PS është forca e vetme transformuese dhe forca e vetme udhëheqëse, ndërsa të gjithë të tjerët i bashkëngjiten.

Një parti e madhe për t’u bërë më e madhe e ka pak më të vështirë, një parti më e vogël për t’u bërë pak më e madhe e ka më të lehtë”, tha Gjylameti.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment