Deklarata e Ramës kundër Trump, Blushi: Është i papjekur, por marrëdhëniet nuk ndryshojnë

Kryetari i Partisë “Libra”, Ben Blushi ka komentuar sot zgjedhjen e Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për News 24, ai tha se amerikanët zgjodhën në President për veten e tyre, që të bëjë më shumë për shtresën e mesme dhe jo një President për Botën.

“Deri sa Amerika e ka votuar ky është Presidenti që donte dhe meriton. Kam përshtypjen se gjatë dy tre muajve kishim krijuar në Evropë një perceptim tjetër që nuk është ai i amerikanëve. Trump do jetë një President i shkëlqyer, mënyra si foli tregoi se demokracia triumfoi në Amerikë. Trump foli si një njeri i përulur, falënderoi Klinton dhe shprehu mirënjohjen. Demokracia ka fituar në Amerikë. Trump ka folur me gjuhën e amerikanëve, ata duan të bëhet më shumë për shtresën e mesme, dhe kanë votuar President për veten dhe jo për botën, Bota ishte e përgatitur”, u shpreh Blushi.

Ai komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama pak javë më parë në Amerikë kur tha se do ishte turp për SHBA-në nëse zgjidhte Trumpin President.

“Shqiptarëve, nëse Amerika është mirë dhe ne jemi mirë, është mbrojtësja e demokracisë në Botë, fitore e demokracisë. Rama e quajti të padëshiruar. Unë besoj se marrëdhëniet nuk kanë arsye të ndryshojnë pavarësisht nga papjekuria e kryeministrit, janë strategjike, nuk ndryshojnë, pas këtyre zgjedhjeve duhet të forcohen. Deklarata e Ramës është e papjekur dhe tregon se sa i papjekur mund të jetë një njeri që profetizon diçka që vetë amerikanët nuk e kanë kërkuar”, deklaroi Blushi.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment