Debati live/ Gazetarja Anila Basha i thotë Lulzim Bashës: Edhe ti më ke dhënë lekë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një lidhje direkte në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, ka replikuar me gazetaren, Anila Basha.

Ajo e ka pyetur Bashën se pse e ka lënë partinë pa kryetarë nëpër rrethe dhe si do hyjë në zgjedhje.

Basha: Mos bëj cic mice, mos bëj zhurmuesin, hajde bëhu anëtare e PD dhe merre ti në dorë drejtimin e PD.

Gazetarja: Me batuta si këto nuk fiton dot zgjedhje, nuk ke kryetarë të PD-ve nëpër rrethe o zotëri, si do hysh në zgjedhje?

Basha: Kur ti flet dhe unë flas nuk dëgjoj.

Teksa në një moment replikash kur Basha përmendi mediat pranë qeverisë, gazetarja ia ktheu: Më keni dhënë dhe ju lekë zoti Basha kështu që nuk eklipsohem nga kjo.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment