Oligarku rus, Aleksey Shapovalov, u martua me partneren e tij me të cilën ka shumë kohë Ksenia Tsaritsina në një prej dasmave më të bujshme e më luksoze që keni parë ndonjëherë. Dasma u organizua në hotelin luksoz Barvikha, në Moskë. Ksenia është modele. Në dasmë ajo nuk ka veshur vetëm një fustan të bardhë.

Fustani i saj i parë i mbushur me gurë të çmuar e bënte të dukej si Hirushja. Supet e hapura e tregonin edhe me elegante pamjen e modeles.

Më vonë, nusja hyri me një fustan të dytë që ishte po aq mahnitës. Veshja përmbante motive brenda një dentelle e cila shkëlqente nën dritat e forta e shumëngjyrëshe.

Nusja dhe dhëndri kanë kërcyer në skenën e madhe të hotelit bashkë me tortën e madhe tetëkatëshe e cila ishte projektuar si një llambadar i madh lundrues.