Clinton flet pas humbjes: Të shikojmë përpara, t’i japim Trumpit shansin për të drejtuar

Me sytë shkëlqyes që tradhtojnë emocionin e humbjes, Hillary Clinton, ka folur për herë të parë pas humbjes duke uruar presidentin e sapozgjedhur.

“Të shikojmë përpara, të mos ndalojmë së luftuari”. E pritur me ovacionet e mbështëtësve të saj, Hillary Clinton e emocionuar ka deklaruar se përveç se ka uruar Trump është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me të për të mirën e Amerikës.

“Ne kemi parë që vendi ynë është më i ndarë nga sa mendonim, por unë besoj tek Amerika. Donald Trump do të jetë president dhe ne i detyrohemi atij shansin për të drejtuar”, ka thënë Clinton.

Ajo ka theksuar se Amerika duhet të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat dhe për këtë ka kërkuar kontributin e të gjithëve, pa dallime politike.

“Demokracia jonë kushtetuese e detyron pjesëmarrjen tonë gjatë gjithë kohës. Ndaj të vazhdojmë të mbrojmë liritë tona, ekonominë, vendin dhe planetin. Ëndrra amerikane është e madhe për këdo. Ne duhet të ofrojmë shanse të barabarta për këdo”, është shprehur Clinton.

Clinton ka theksuar se, është jetike që secili të bëjë pjesën e tij për të ndërtuar një Amerikë më të fortë. “Dhe unë e di që do ta bëjmë këtë. Jam e nderuar që ndodhem përpara jush”, ka thënë ajo.

Në fund ajo i ka shprehur mirënjohjen e saj elektoratit, si edhe stafit të fushatës së saj, duke falënderuar edhe Barack e Michelle Obama, por e bashkëshotin Bill.

“Ky nuk është rezultati që ne donim dhe për të cilin punuam, por ndjej krenari dhe mirënjohje për këtë fushatë që bëmë së bashku. Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të isha kandidatja juaj ka qenë nderi më i madh i jetës sime”, ka thënë Clinton.

3a36045900000578-3920292-image-a-82_1478710203958 2016-11-09t165104z_1687315640_ht1ecb91asi56_rtrmadp_3_usa-election-clinton-14861-ktl-u10901625262230xc-1024x576lastampa-it _92354891_hillary-splash

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment