Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë puthjen e parë njëri-tjetrit në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song”, në ishullin Tybee në Gjeorgji.

8 vite më vonë, aktori është rikthyer në të njëjtin vend, për të xhiruar një film tjetër. Nga një histori dashurie, Liam do të sjellë një film triller-aksion. “Killerman”, quhet filmi që do të xhirojë Liam në vendin ku u dashurua me këngëtaren.

Skena e famshme e puthjes në plazh, gjatë filmit “The Last Song”, nuk ishte në skenar. Liam thjesht e ndjeu dhe i rrëmbeu Miley-t puthjen e parë në breg të detit.