sapienza-courtyardview-m copie1303 – Universiteti La Sapienza i Romës krijohet nga Papa Boniface VIII, duke e bërë atë universitetin e parë papnor. Gjatë rilindjes italiane më 1870, La Sapienza pushoi së qeni universitet papnor dhe u bë universiteti i Romës. Sot, La Sapienza, me 140,000 studentë dhe personel prej 8.000 akademikësh, profesorësh dhe administratorësh, është universiteti më i madh në Itali.

1799 – Napoleoni nxjerr një dekret për krijimin e Jeruzalemit për hebrenjtë.

1841 – Zhanër i ri letrar – Publikohet tregimi “Vrasjet në Rrugën e Morgut” nga Edgar Allen Poe, që konsiderohet si fillimi i vërtetë i zhanrit policor në letërsinë anglisht-folëse. Poe thoshte se kishte shkruar thjesht një “tregim logjik”, ku shqetësimi kryesor është zbulimi i së vërtetës, duke kaluar nëpër një proces të ndërlikuar e misterioz, ndërthurur me intuitë, vëzhgim të kujdesshëm, arsyetim të thellë për të mbërritur në përfundim të saktë.

1889 – Më 20 prill 1889 lind Adolf Hitler. Lindur në Austri, Hitleri ishte politikan austriak, kryetar i Partisë Naziste gjermane, kancelar 1933-1945 dhe diktator i Gjermanisë naziste nga 1934 deri më 1945, kur u vetëvra ne Berlin. Hitleri mban rekordin si personi përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve, brenda një kohe sa më të shkurtër. adolf hitler

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Comments

  1. Pingback: Çfarë Ka Ndodhur Më 20 Prill? | RSS Lajme Origjinale

Leave a comment