0920-angelina-jolie-brad-pitt-getty-6-550x348Aktori i njohur Brad Pitt bëri daljen e tij të parë në tapetin e kuq që pas ndarjes shokuese në fund të shtatorit nga Angeline Jolie.

Mbrëmjen e djeshme 52-vjeçari iu bashkua Marion Cotillard në premierën e filmit të tij të Luftës së Dytë Botërore “Allied” në Los Anxheles.

Brad  nuk e kishte më unazën e martesës me vete, ai shpenzoi goxha kohë duke firmosur autografë për fansat e tij dhe duke folur me ta.

Ai tha për E!News: “Ndjehem vërtet mirë, të gjithë po sillen shumë mirë, dhe më vjen mirë që kam mbështetjen e të gjithëve”.

Deklarata e Pit, erdhi disa orë pasi agjencia TMZ raportoi se ylli i filmave doli i pafajshëm nga akuzat për abuzim ndaj fëmijëve nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment