Këngëtarja e njohur Bleona Qereti duket se është mërzitur me komentet për të në një prej rubrikave të emisionit “Shiko kush luan”. Teksa Gent Hazizi, merrte në intervistë Armand Pezën, këtij të fundit i është kërkuar të bënte çift të sopozuar Bleona Qeretin, me një këngëtar shqiptar.

Peza ka zgjedhur Flor Mumajesin, dhe Genti e ka konfirmuar këtë “lidhje”, duke thënë “shkojnë, shkojnë”. Ky koment duket se e ka mërzitur këngëtaren e cila ka filluar të gjëjë informacione rreth aktorit. Pasi ka pyetur se kush është Gent Hazizi, Bleona i ka dedikuar një status të gjatë atij, në Instastory.

“Pyeta 100 gazetarë në Shqipëri se si e kishte emrin ky mjekër cjapi…nuk e dinte njeri. Më thanë që është një biçim aktori, por që sigurisht nuk është aq i talentuar sa duket dhe tani punon si moderator. E kuptoj frustrimin tënd prej dështaku. Për një artist ose më saktë, një njeri që ka ëndërr të jetë artist duhet të jetë i tmerrshëm fakti që të jesh kaq vjet në showbiz dhe të mos e dinë emrin as gazetarët e jo me publiku”,– shkruan Bleona ë Instastory-in e saj.