Basha: Nishani i bëri thirrjes Ramës dhe Metës që të tërheqin Xhafën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nga çadra e protestës pas dekretimit të Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm nga Presidenti Bujar Nishani.

Kreu i demokratëve tha se Presidenti Nishani, ka vepruar “në lartësinë kushtetuese”.

“Me një akt atdhetar dhe kushtetues, Presidenti i Republikës bëri paralajmërimin më të qartë për çdo shqiptar të përgjegjshëm, për të gjitha forcat politike, duke qëndruar në lartësinë e tij kushtetuese, por duke i bërë një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës; të tërheqin sa nuk është vonë kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin dialogun politik me opozitën, dialog i cili ka dhe do të ketë vetëm një temë; qeverisjen teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Basha theksoi faktin se presidenti i bëri një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës ta tërheqin kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin sa më shpejt dialogun me opozitën.

Edi Rama me monologun e tij foli sot për zgjedhje pa opozitën. Le t’i themi nga ky shesh se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Le t’i themi nga ky shesh se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, apo me Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha Basha.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Comments

  1. american2016al
    20/03/2017 12:20 at 12:20

    Shko ne parlament dhe beje luften tende atje dhe mos be deklarate dhe ultimatume sharlatanesh, PD po shkon drejt vetshkaterrimit, populli eshte i lodhur me politikane rrugesh dhe hajdute.

Leave a comment