Lulzim Basha PD1Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një mbledhje urgjente gjatë paradites së të dielës, në lidhje me ngjarjen e avionit të rrëzuar në Divjakë, një ditë më parë, si dhe kapjen e një fuoristrade me një sasi të konsiderueshme droge. 
Lulzim Basha ka deklaruar se kjo ishte një ngjarje tronditëse për të gjithë, për mbarë publikun, opozitën, por edhe ndërkombëtarët, ndaj dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme – sipas tij, – por pa dhënë detaje se për çfarë reagimesh bëhet fjalë. Ndër të tjera, ai ka theksuar se “moralisht, qeveria e Edi Ramës ka rënë” pas kësaj ngjarjeje.
“Ngjarja e djeshme ka tronditur dhe indinjuar thellë publikun, opozitën dhe ndërkombëtarët. Nuk është një operacion anti-droge, por të 
gjithë e dinë tashmë se avioni ka pasur avari. Pra nuk e kanë kapur këta avionin, por iu ka rënë në prehër, ndërkohë që droga ka mbetur në derë. Ky është një konfirmim i asaj që është thënë prej kohësh, se vendi është kthyer në një arenë e trafikut të drogës me mbështetjen e qeverisë shqiptare. Është një konfirmim edhe për ata qytetarë, që nuk i kanë besuar këto akuza. Ngrihen pikëpyetje të rëndësishme për presionet e dyshuara ndaj gazetarëve dhe qytetarëve, dëshmitarë okularë, të cilët kanë parë fuoristradat e drogës nëpër rrugët e Shqipërisë dhe provat e tjera të trafikut të drogës. Sot kam mbledhur deputetë të PD, kam qenë në kontakt me qytetarë të lirë, me përfaqësues ndërkombëtar, pasi kjo situatë dramatike e vendit është e papranueshme dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme. Moralisht qeveria e Edi Ramës ka rënë dhe këtë e them me bindje”, është shprehur Basha. 

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment