Pandi Ikonomi, babai i këngëtares së njohur Mariza Ikonomi, ka qenë një futbollist i shkëlqyer në rini të tij, ndërsa sportist vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Edhe pse është 68 vjeç, nëse e shihni, nuk i jepni më shumë se 48. Jo vetëm se kjo është mosha që i duket Marinës, por sepse edhe sot e kësaj dite nuk ka hequr dorë nga vrapi nga liqeni, nga biçikleta dhe kurrë nga sporti. Mëngjeset me ajër të pastër, për Pandin, nuk mund të zëvendësohen me asgjë tjetër, ndaj pak orë para se të nisë punën, xhiron e parë e ka nga Kodrat e Liqenit.

Sot, i ati i Marizës ka qenë pjesë e Maratonës. Si mund ta humbiste një sportist si ai? Por nuk është si të gjithë. Ka kaluar jo pak probleme me zemrën, por sportin nuk e lë për asgjë në botë. Madje, e di mirë se sporti e bën më të fortë zemrën.

 

Megjithatë, nuk e shijuar vetëm Maratonën, por ka bërë krenare edhe të bijën. Si gjithmonë! Mariza, me adhurimin për shpirtin sportist dhe vullnetin e hekurt të të atit, e ka ndarë emocionin dhe krenarinë edhe në Instagram duke dhënë një mesazh për të gjithë: “Shumë krenare për babushin tim, 68 vjeç (po që duket si 48), i shtruar disa herë në spital me probleme zemre e prapë nuk dorëzohet, sepse vrapi e fizkultura i japin gëzim dhe forcë. Edhe mua më frymëzon kur e shihja çdo mëngjes para se të shkonte në punë, merrte biçikletën e shkonte tek liqeni pa përtesë për të vrapuar në ajër të pastër. Futbollist i shkëlqyer i ri, por gjithë jetën mbeti me shpirt sportisti. Je më i miri babush Pandi Ikonomi! Të kam shumë xhan!

Sikur të kishim të gjithë pak nga Pandi Ikonomi!