Atentat terrorist në Paris, dy agjentë policie të vrarë

Tjetër atentat terrorist në Paris. Një person ka hapur zjarr Champs-Élysées, ndërsa dy agjentë policie kanë humbur jetën.

Edhe agresori ka humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Objektivi i sulmit sipas Ministrisë së Brendshme franceze ishte policia dhe hetimet i kanë kaluar anti-terrorizmit.

Atentatori ka zbritur nga një makinë pranë Champs-Elyse’es dhe ka hapur zjarr ndaj një furgoni policie.

“Atentatori më pas tentoi të largohej në këmbë, por u ekzekutua”, deklaroi Pierre-Henry Brandet zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Atentatori ishte një person i njohur për shërbimet sekrete franceze dhe ishte skeduar si një person i radikalizuar që mund të organizonte atentate.

Sulmet në Francë datojnë që prej janarit të vitit 2015 e më pas me vrasjet në ditën e Bastijës në Nicë, në vitin 2016.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment