Arrestohet 31-vjeçari/ Detaje mbi vrasjen e parukieres, zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit

Ka zgjatur vetëm pak orë arratisja e autorit të vrasjes së 28-vjeçares Etleva Ndoka në Lezhë.

Shtetasi Alfred Nikolli është arrestuar në një zonë malore në Mirditë, në përpjekje për t’iu shmangur forcave të policisë.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se 31-vjeçari është arrestuar pasi është hedhur nga një makinë në lëvizje në një zonë rurale të Mirditës.

Detaje mbi vrasjen në Lezhë

Etleva Ndokaj, 28 vjeç, u vra me armë zjarri nga një 31-vjeçar me të cilin dyshohet se kishte një lidhe intime.

E reja u qëllua në vendin e punës, në parukerinë e saj në qendër të Lezhës. Të afërmit e viktimës thanë jashtë kamerës për “News 24”, se e reja ka patur më herët një lidhje jashtëmartesore me autorin e identifikuar nga policia si Alfred Nikolli, 31 vjeç.

Po të njëjtat burime rrëfejnë se prej një viti, Etleva kishte shkëputur çdo lloj marrëdhënie me 31-vjeçarin, por ky i fundit nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Viktima dhe autori, sipas këtyre burimeve, janë konfliktuar di

sa herë, madje 28-vjeçarja ka bërë edhe një denoncim në polici ndaj Nikollit. Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga blutë e Lezhës. Mësohet se 28-vjeçarja me profesion parukiere, ishte e martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa Nikolli nuk ishte i martuar.

Mesditën e sotme 31-vjeçari Alfred Nikolli, ka hyrë në sallonin e bukurisë së gruas dhe e ka qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që ajo ishte në prani të një klienteje.

Gruaja është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe në këmbë.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment