Fasulet janë një pjatë tradicionale shqiptare dhe do gënjente ai që do thoshte që nuk i ha, por kjo nuk do të thotë që postohen në faqen e një blogereje mode. Ne mund të shohim gjithë kohës domate në faqen e Bes Kallakut, por ai nuk është as fashionist, as bloger si Armina Mevlani.

Ajo mund postojë tabakanë me lëng frutash dhe briosh mbi shtratin e një hoteli, një pjatë minimaliste dhe një gotë elegante në tavolinën e një bari në Francë, por jo pjatat e drekës së të hënës në shtëpi.

Megjithatë, e besoni apo jo, ajo ka postuar një pjatë me fasule në Instastory. E dimë që prisni të mos mbarojë këtu dhe ashtu është. Këto groshë po i ha në New York dhe sigurisht që e ka ngazëllyer ideja që ka gjetur në zemër të Amerikës, në një nga qytetet më metropolitanë e modernë të globit, pjatën tradicionale shqiptare.

“Duke ngrënë groshë në NY, e adhuroj këtë qytet”, shkruan Armina.

Nuk e imagjinojmë dot t’i porosiste në një restorant në Tiranë, megjithatë blogerja mund të na sfidojë duke publikuar në vijim një pjatë fasule nga Tirana…dhe pse në formë kaq të thjeshtë, në Tiranë, vetëm në ndonjë gjelltore i gjen. Nuk do i shohim!