Armët kimike, Totozani: Meta siguroi se do të bëhet transparencë
Redaksia Online
11/11/2013 14:53
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar lidhur me asgjësimin e armëve kimike siriane në territorin shqiptar. Në qëndrimin e tij Totozani shprehet se kreu i Kuvendit Ilir Meta siguroi se do të bëhet transparencë për çdo vendim, duke shprehur besim tek zotimi i Metës dhe transparenca e vendimit.Gjithashtu Totozani shtoi se deri tani nuk ka ende një vendimmarrje dhe se në momentin e duhur do të mbahet një qëndrim zyrtar.