Modelja shqiptare Angela Martini është e njohur për jetën e saj luksoze që bën.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet kur Martini ofron ndonjë imazh edhe nga përditshmëria apo luksi të cilin e shijon.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet nudo në një vaskë me shkumë, teksa shijon edhe një shfaqje në TV.

Një gotë shampanjë është ‘maja e relaksit’ që modelja shqiptare ishte duke shijuar gjatë mbrëmjes.

Komentet dhe pëlqimet e shumta nga ndjekësit e saj për këtë fotografi, nuk kanë munguar.

Prej disa  kohësh ajo është në lidhje me biznesmenin rumun Dragos Savulescu, dhe jetojnë së bashku në SHBA.