Zhgënjim! Të gjithë ne kishim menduar se Ana Lika kishte vendosur të merrte pjesë ne DWM sepse donte të gjente një burrë, por ajo sapo na tregoi se nuk paska pasur për asnjë moment një qëllim të tillë. Mes djemve të kastit, për gati çdo të hënë, ne këtej jashtë ekranit u munduam të ndërtonin profilin më të mirë për Anën: pak i çmendur, pak çapkën, pak gazmor, shumë besnik, gjithmonë me humor e shumë cilësi të tjera mes konkurrentëve. Më kot. Për Anën ekzistuaka një dhe i vetëm. Aktorja e njohur e paska në tavë dashurinë e jetës dhe këtë sapo e konfirmoi nga skena e DWM mbrëmjen e sotme.

Pas performancës me Albin, një kërcim me ritmin e këngës “Ain’t me”, nga Selena Gomez dhe Kayo, Ana e pati të vështirë ta mbante emocionin. Kënga e preferuar e të dashurit, do të regjistrojë për të edhe këtë kujtim nga skena e DWM. Nuk ishte as më shumë e as me pak, veçse një deklaratë dashurie e pastër, që Ana nuk refuzoi edhe ta bënte live.

Të dashurit të zemrës, ajo i dërgoi nje mesazh zemre nga skena e Tv Klan dhe kaq u desh që publiku të brohorasë nga duartrokitjet: “Ai di shumë mirë të nxjerrë melodinë me të bukur të zemrës sime, di të pikturojë tablonë më të bukur të jetës sime, është artisti që ka bërë që çdo ditë e imja të jetë më e bukur” – tha Ana ndër të tjera për të dashurin e zemrës.