“Amnistia e Ramës fal deputetin socialist që tentoi të vriste dhe jo protestuesit e parkut te Liqeni”

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se me amnistinë që ka në plan do të lirojë kriminelët, por jo protestuesit kundër qeverisë.

Edi Rama ka përgatitur një amnisti e cila do t’u japë lirinë dhe do të falë kultivuesit e drogës, kriminelët që kanë tentuar të vrasin dhe kriminelët që kanë dhunuar zgjedhjet. Kur vendi ka nevojë të luftojë krimin që po shtie në dorë politikën, ekonominë dhe gjithë shoqërinë, Edi Rama ka zgjedhur  të falë kriminelët”, ka deklaruar deputeti Arben Ristani

Sipas tij, amnistia qeveritare do të falë Armando Prengën që tentoi të vriste dhe të tjerë si ai, ndërsa nuk do të falë qytetarët që protestuan kundër ndërtimit të paligjshëm të parkut të liqenit.

“Kjo është bërë me qëllim për të dhënë mesazhin se: ata që do të guxojnë të ngrenë zërin dhe të protestojnë kundër qeverisë do t’i presë burgu dhe gjobat”, ka thënë Ristani.

Amnistia do të falë kriminelët me pushtet për t’i qetësuar të gjithë kriminelët e të tjerë në politikë se sa të jetë Edi Rama në pushtet nuk do të ketë dekriminalizim të politikës. Amnistia po fal kriminelët për t’u thënë atyre se nëse i shërbejnë Edi Ramës, nuk do t’i gjejë kurrë gjë. Amnistia po fal kultivuesit e drogës për t’u dhënë mesazh të gjithë kultivuesve dhe trafikantëve se sa të jetë Edi Rama në pushtet, ata mund të kultivojnë dhe trafikojnë drogë dhe nuk do t’i gjejë kurrë gjë. Amnistia po fal dhunuesit e zgjedhjeve për t’i dhënë mesazh të gjithë dhunuesve të votës së lirë se nëse prishin zgjedhjet e ardhshme nën urdhërat e Edi Ramës ata nuk do t’i gjejë kurrë gjë”, ka vijuar Ristani.

Ai ka shtuar se, amnistia që po bën Rama është një goditje për qytetarët e ndershëm, dekriminalizmin, luftën kundër drogës dhe për zgjedhjet e lira.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment