Ambasadori i ri i Rusise ne Tirane, Aleksander Karpushin

Ambasadori i ri i Rusise ne Tirane, Aleksander Karpushin

Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka reaguar dje ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të publikuar në përfundim të takimit të ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe të MPJ-së së Shqipërisë, Sokol Gjoka, të zhvilluar më 27 prill 2015.

“E konsiderojmë të papranueshëm shtrembërimin e thelbit dhe të karakterit të bisedës së Ambasadorit rus me përfaqësuesin e MPJ-së së Shqipërisë. Toni i deklaratës zyrtare të Ministrisë nuk pasqyron aspak frymën e takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore.

Në deklaratë nuk përmendet dialogu konstruktiv mes palëve mbi çështjet dhe perspektivat e marrëdhënieve ruso-shqiptare, të cilave iu kushtua pjesa më e madhe e bisedës.

Është e rëndësishme të vihet re se qëndrimet e Rusisë dhe Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës nuk u trajtuan fare nga bashkëbiseduesit.

Do t’u rekomandonim autorëve të deklaratës të njihen me kuptimin e fjalës “shantazh” dhe të shmangin në të ardhmen përdorimin e saj të papërgjegjshëm dhe jokorrekt në deklarata zyrtare të dikasterit të politikës së jashtme”, thuhet në reagimin e Ambasadës Ruse në vendin tonë.

Pas ngjarjeve në Maqedoni ku autoritet maqedonase pretendojnë se është sulmuar nga shqiptarë një postë policore, do të reagonte edhe Rusia duke akuzuar Shqipërinë dhe Kosovën se po lejojnë akte të tilla.

Kjo solli reagimin e diplomacisë  sonë, e cila kritikoi qëndrimin e shprehur nga Rusia.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment