Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të përfolura kohët e fundit.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, dy yjet kanë treguar se po e dëgjojnë hitin e Era Istrefit, “Bon bon”, transmeton Indeksonline.

“Kjo shkon për ty Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi i Almedës me etiketim Era Istrefin. Fotografitë janë shoqëruar edhe me ‘emocionin’ e flamurit kombëtar.

Bukuroshja shqiptare, e cila po bën karrierë si modele dhe aktore ne Turqi, muaj më parë e ka kurorëzuar me martesë dashurinë me aktorin e famshëm turk.

Çifti u martua në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditëlindjen e Almedes.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment