Pas martesës së një çifti qofshin ata të famshëm ose jo, pyetja që që ju bëhet më shpesh nga njerëzit është “kur do të bëheni me fëmijë”?

Kjo është një ndër pyetjet më të shpeshta që i bëhen edhe çiftit të famshëm Almeda Abazit, dhe bashkëshortit të saj Tolgahan Sayisman.

Dyshja e njohur kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre, në shkurt të këtij viti. Në një intervistë të bërë së fundmi aktori turk është shprehur se do të presin edhe disa kohë për t’u bërë prindër për herë të parë.

“Mendojmë se do të presim edhe një ose dy vjet ndoshta. Megjithatë e gjithë familja është në pritje të lajmit të madh sa më shpejt. Gjithmonë kam ëndërruar të kem 3 fëmijë”,-është shprehur aktori i famshëm turk.