Akuza e rëndë e Manjanit: Kemi kryetarë bashkish që kanë shitur femra

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë mbrëmë i ftuar në “Top Story” të Sokol Ballës, ku ka folur për një sërë çështjes.

Ai ka thënë se ka propozuar një sërë ligjesh për mbrojtjen e investitorëve, por ligjet e tij janë shpërfillur.

Sipas tij, po të kishin kaluar këto ligje, asgjë nuk do të ndodhte me biznesmenin libanez.

Gjithashtu, Manjani ka thënë se në Shqipëri ka kryetarë bashkish që kanë shitur femra dhe vazhdojnë të kryejnë detyrën pa u shqetësuar.

Ju morët masa lehtësuese për përdoruesit dhe kultivuesit e vegjël, se kemi parë shpërndarës e kultivues të vegjël të dënuar ndërkohë që Klement Balili është i lirë, nuk mendoni se është padrejtësi.

Ka plot padrejtësi të tilla. Një kryetar bashkie që është në burg tek Krimet e Rënda, se i kërkoi një vajze diçka dhe kemi dhe kryetar bashkie që kanë shit femra dhe janë në detyrë.

Po thoni për Elvis Rroshin?

Unë bëra një përgjithësim, nuk merrem më çështje konkrete.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment