Kryefjalë e ditëve të fundit ka qenë pikërisht Adelina Tahiri dhe partneri i saj.

Pasi na njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se kishte pranuar propozimin për martesë, të gjithë u bëmë shumë kureshtarë për të mësuar se cili ishte ai djalë fatlum. Nga unaza e martesës, me gurë diamante dhe propozimi në Vjenë e kuptuam që ishte një njeri i pasur dhe që e dashuron shumë këngëtaren simpatike.

Fillimish u përfol se ishte biznesmeni rus Sergej Samsonenko, partneri i Adelinës, por kjo u mohua menjëherë nga vetë këngëtarja. Më pas u raportua se djali fatlum ishte Serjoza Markov, avokati më i pasur në Maqedoni duke postuar dhe disa fotografi të tij në momente pune.

Pas shumë aludimesh për partnerin “misterioz”, bukuroshja ka postuar për herë të parë foto me të fejuarin e saj tashmë dhe “po” është ai për të cilën raportuam më herët: Serjoza Markov.

Ata formojnë një çift shumë të bukur bashkë, ndonëse Adelina është kritikuar nga ndjekësit e saj për shkak të diferencës në moshë që ata kanë.

Por fundja, në dashuri mosha është thjesht një numër, që nuk ndikon aspak në ndjenja, apo jo?