
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Hahn se Zoran Milanovic, ish- kryeministër i Kroacisë është një nga këshilluesit e tij më të mirë.
Pyetja i është bërë gjatë konferencës së sotme nga një gazetar kroat, i cili e pyeti: “Flitet se Zoran Milanovic është një prej këshilltarëve tuja, duam ta dëgjojmë nëse është e vërtetë”.
Rama u përgjigj: “Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie.
Zoran është një mik i madh, i kam kërkuar këshillim dhe do ti kërkoj sa herë ta takoj, më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është i vonë kur jep këshillat e tij”.