Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj në vazhdën e lëvizjeve të reja në Policinë e Shtetit, fushatë e cila ka nisur gjatë këtij viti ka firmosur emërime të reja në strukturat e policisë në Tiranë, Durrës, Krujë e Shijak. Sipas të dhënave në kryeqytet, ndryshojnë shefat e të gjithë komisariateve, si dhe shefi i qarkullimit rrugor. Ndryshimet në Polici janë publikuar ditën e djeshme nga drejtoria e Policisë duke bërë publike edhe emrat e rinj të komisariateve në Tiranë. Ndryshimet janë në kuadër të strukturës së re të Policisë së Shtetit, projekt i përgatitur në muajin Janar dhe i cili do implementohet brenda datës 1 dhjetor 2013.
Ndryshimet
Në krye të Qarkullimit Rrugor në qytetin e Tiranës vjen, Genci Peka, ndërsa në krye të Komisariatit të Kavajës vjen Urim Rexhepi. Ndryshimet prekën dhe komisariatet e Tiranës, ku emrat e rinj që vijnë në krye të tyre janë: Nazmi Shuli emërohet shef i Komisariatit 1, Dritan Dorda emërohet shef i Komisariatit 2, Alfred Njumani emërohet shef i Komisariatit 3 vjen (ishte shef komisariati në Mirditë) Gazmend Hamitaj emërohet shef i Komisariatit 4 ish-shef i komanduar i komisariatit nr1). Rakip Hoxha emërohet shef i Komisariatit 5. Sejfulla Metko emërohet shef i Komisariatit 6.(ka qenë shef komisariati në Durrës, dhe në Elbasan etj). Largohet nga komisariati nr 6, Dritan Lame emërohet në një pozicion drejtues brenda strukturës së drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit. Lulzim Shala, largohet nga shef komisariati nr 4, duke u emëruar në një komisariat e drejtorisë së policisë, Berat. Ali Allaraj, lë detyrën e shefit të Qarkullimit Tiranë dhe merr një pozicion drejtues në Policinë e Tiranës. Ndryshim ka pasur dhe në shefat e komisariateve në Durrës, Shijak dhe Krujë.
Lëvizjet e mëparshme
Policia e Shteti është përfshirë nga një valë ndryshimesh, të cilat parashikojnë ndryshime në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit. Njëkohësisht do të ndryshohen dhe 80 për qind e zëvendësdrejtorëve për rendin dhe krimet. Rokada vjen pas konkursit për gradat. Ndryshimet më të fundit janë kryer më datë 18 Tetor dhe janë të dytat brenda 3 javësh dhe realizohen në kuadër të përfundimit të procedurave për ngritjen në gradë. Mes ndryshimeve veçohet emërimi i Erzen Brecanit si zv/drejtor i rendit dhe sigurisë publike në Tiranë pas marrjes së gradës drejtues. Gazmend Hamitaj është komanduar si shef i Komisariatit Nr. 1 dhe Dritan Dorda shef i Komisariatit Nr.2. Gjelosh Prendi emërohet zv/drejtor për rendin dhe sigurinë në Elbasan. Krenar Ahmeti lë detyrën e shefit të njësisë së autostradave për tu emëruar si zv/ drejtor i rendit dhe sigurisë në Durrës. Kanë ndryshuar gjithashtu dhe drejtoret e policisë së kufirit në qarqe. Admir Abria është emëruar drejtor i kufirit në Gjirokastër. Ylber Zyberi drejtor i kufirit Korçë, Altin Qato drejtor i qarkut Berat dhe Ferdinand Xheba drejtor i kufirit Dibër. Lëvizje ka patur edhe në të gjitha qarqet e tjera në mbarë vendin.
Recent Comments