Vrasja në Elbasan, ekspertiza: Babai i Gentian Beqirit vdiq i mbytur nga vrasësit

Filed under: Aktualitet |

Elbasan/Ditën e djeshme janë zbardhur detaje të reja mbi vrasjen e ndodhur në Elbasan, ku një 40-vjeçar, i cili akuzohej për ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në 2005, u vra dje në banesën e tij në shtratin ku dergjej i paralizuar prej mëse dy vitesh. Sipas fakteve të reja babai i Gentian Beqirit, i cili fillimisht u mendua se vdiq për shkak të një ataku kardiak nuk ka vdekur nga kjo gjë por si pasojë e mbytjes nga agresorët. Sipas policisë i ati i Gentian Beqirit nuk ka vdekur nga infarkti, por nga dhuna e ushtruar nga autorët e krimit. Prokuroria e Elbasanit konfirmon rezultatet e mjekësisë ligjore, sipas së cilës Nezir Beqiri ka shenja dhune në trup dhe kokë, thyerje të brinjëve që konfirmojnë dhunën e ushtruar ndaj, ndërsa vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga autorët. Fillimisht u dyshua se viktima humbi jetën nga infarkti në spital ku u dërgua në gjendje kome. Nga hetimet paraprake dyshohet se Nezir Beqiri është përleshur me autorët e vrasje së djalit, ku dhe si pasojë ka mbetur i vdekur. Ndërkohë edhe pse banesa ku mbeti i vrarë Gentian Beqiraj, ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin të dënuarin kjo nuk ka penguar aspak dy autorët të hyjnë brenda për të kryer krimin. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qenë babai i paralizuar viktimës. I moshuari i sëmurë duket se ka qenë personi që ka hapur derën e banesës për vrasësit. Nezir Beqiraj ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.
Policët roje pezullohen
Policia e Shtetit me anë të një deklarate për mediat bën me dije se “për katër punonjës policie te nivelit te parë drejtues, punonjës pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit ka filluar ecuria disiplinore për “Përjashtim nga Policia e Shtetit”, pasi ata nuk kanë mundur të ruajnë viktimën e djeshme në Elbasan, Gentian Beqiri. Në cilësinë e provës materiale, sipas Policisë së Shtetit janë sekuestruar 7 telefona celularë, 8 predha pistolete Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Shpërdorim detyre”.
2 në pranga për vrasjen
Policia e Shtetit ka saktësuar edhe njëherë arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes. Ata janë Arben Çerçiz Jaçe, vjeç 31, lindur ne Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi në vitin 2009. Florenc Fejzulla Çapja, vjeç 31, lindur dhe banues në Elbasan, i dyshuar për tentativë vrasje ndaj shtetasit F.M, në vitin 2006. “Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas dyshohet të jenë autoret e vrasjes se shtetasit Gentjan Beqiri, i njohur ndryshe dhe me emrin (Ardian Meta), vjeç 38, banues në Elbasan, i cili ishte në “Arrest shtëpie”, pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Sokol Çapja në vitin 2005.