Raimonda MOISIU është shkrimtarja dhe gazetarja e pavarur, që i pëlqen shumë ta identifikojë veten se i përket letërsisë postkomuniste të Diasporës. E lindur dhe e rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike, ajo njihet për kontributin qytetar, intelektual dhe aktivitetin krijues letraro-artistik e publicistik në të dyja kahjet e Atlantikut! Aktualisht jeton me familjen në SHBA, në kryeqytetin e shtetit të Connecticut, Hartford, dhe për kontributin e saj qytetar e intelektual ajo është nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderon në Partinë Demokratike Amerikane. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Shkrimtarja shqiptaro-amerikane është përzgjedhur ndër personalitetet e Albanian Excellence – Candidates 2012. Po këtë vit ajo u nominua nga rrjeti Global Mbarëkombëtar me qendër në Londër me mirënjohjen; ”Gruaja Shqiptare e vitit”, dhe poezia e saj në Netët Poetike Ballkanike në Korçë u vlerësua me Çmimin më të lartë “Perëndesha e Dashurisë”! Në këtë intervistë sa interesante e mbresëlënëse, Raimonda rrëfen për jetën, sakrificat, sfidat, guximin e kurajon, punën, përkushtimin e saj,- si arriti të bëhet shkrimtare dhe një emër fort i dashur dhe i respektuar në median e shtypin shqiptar si gazetare.
Bisedoi: Flora N.Nikolla
Jeni një emër i njohur në fushën e publicistikës, poezisë e prozës. Kujtoni se sa vjet keni që shkruani? Çfarë ju ka shtyrë t’i kushtoheshit zanatit të të shkruarit?
Ka qenë një proces interesant për mua. Të shkruarit është ndjenjë e fortë e brendshme që ka një kundërshtar të madh, që vjen e rritet përditë, -të konsideruarit “zanat”. Sepse një shkrimtar nuk është i ndryshëm nga një murator apo shofer autobusi. Secili prej tyre vepron me disiplinë. Oscar Wilde ka thënë se të shkruarit është 10% dhunti, aftësi apo talent dhe 90% disiplinë. Pra edhe shkrimtarit, njësoj si punë e atyre që përmenda pak më lart, -i duhet disiplinë për të shkruar. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Kërkon vetmi, përkushtim dhe i izoluar larg shoqërisë. Do kurajo, guxim dhe vullnet për ta bërë atë. Në kuptimin se; shkrimtari gjatë procesit të të shkruarit nuk është vetvetja, por është dikush tjetër. Shkrimtari si një “gjeolog”, rrëmon në thellësitë e shpirtit, kujtesës, mendimit dhe përvojave jetësore të tij, të njerëzve të afërt apo edhe të atyre që e rrethojnë. Në këtë proces shkrimtari është thellësisht i vetmuar. Të jesh shkrimtar është një nga “zanatet” më vetmitarë në botë. Në teatër, film apo në një zyrë, ke kolegët, regjisorët, aktorët apo producentët,etj, ndërsa kur shkruan je brenda botës tënde shpirtërore, emocionale dhe frymëzuese, krejt e vetmuar.. Duhet të biesh në dashuri me të shkruarin dhe personazhin apo ç’ka je duke shkruar për të, kjo të bën t’i tolerosh vetvetes –vetminë e të shkruarit. Vëmendja është vetë-mposhtur në një mënyrë. Ka dy gjëra të vlefshme që lënë pas, të paktën për mua si shkrimtare; njëra është që shumicën e kohës gjatë procesit të të shkruarit e kalon në një dhomë duke jetuar me veten në një botë imagjinare, dhe tjetra është për të përfshirë në këtë botë imagjinare gjerësisht në lidhje me atë se çfarë mund të bëjmë teksa në jemi me këmbë në tokë. Ju më pyesni se çfarë më shtyri mua të shkruaja. Unë kam qenë një lexuese e pangopur në fëmijërinë dhe adoleshencën time. Ndërsa gjeja libra dhe mësoja rreth autorëve e bion e tyre në kopertinë, biles kam lexuar edhe libra “të verdhë” në gjeneratën time, kështuqë ka pasur disa lidhje mendore, e humbur në botën e librave, dhe kuptoja se autorët ishin njerëz që jetojnë, pra kjo ishte për mua një shtysë që edhe unë të bëhesha si ata. Dhe fillova në vetminë time të shkruaja atë ç’ka më frymëzonte për momentin. E shkruaja kudo, në fletoret e shkollës, në cepat bosh të librave, deri aty sa shkruaja me shkumës në dyert e shtëpisë, apo me stilolaps në çantën e shpinës. Kështuqë vite që shkruaj kam që në fëmijërinë time, por kur erdha në Amerikë i solla këtu me vete tërë “zhgaravinat” që kisha hedhur dhe mundësia e ballafaqimit me teknologjinë kompjuterike më dha mundësinë të shpalosja këtë aftësi, pasionin për të shkruar. Tashmë, unë me mund e sakrifica, me mëndje të shëndoshë e krahë të fortë, kam krijuar profilin tim si Shkrimtare që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës dhe si gazetare e pavarur -publicistika është pasioni im i pashuar ndonjëherë.
Çfarë ju bën që të zgjidhni për të shkruar një temë… një ngjarje reale apo fantazi..?
Unë nuk mund ta di nëse kjo është e rëndësishme për të gjithë shkrimtarët, ashtu sikundër nuk mund ta dish se a do të jesh në gjendje apo të arrish diçka që ëndërron e dëshiron, apo ke talent, por ngadalë me kalimin e kohës vë re se shumë nga gjërat që ke përjetuar, i mendon se janë të dobishme, për t’i shkruar, ashtu sikundër janë jetuar me dhimbjen e shpresën, me gëzimin dhe hidhërimin, me të bukurën e të shëmtuarën, me optimizmin dhe pesimizmin, me idealizmin dhe grotesken,- pra përvojat jetësore. Është një lojë e rrezikshme t’i kërkosh shkrimtarit se çfarë ata mendojnë, kur shkruajnë në lidhje me një temë të përgjithshme, sepse vetë shkrimtari është lexuesi më pak objektiv i punës së tij, por një nga gjërat që mua më intereson si shkrimtare –është sfera e ndikimit te çdo personazh apo lexues, që do të ndikojë në botën time dhe me ambientin që më rrethon. Janë ndjenjat idealiste që më bëjnë të shkruaj për dhimbjen e dashurinë e të tjerëve, sigurisht edhe timen. Kur je duke shkruar, një ide merr jetë, magnetizohet me idetë e tjera në drejtim të saj, dhe ajo që dëshiron të bësh më pas të shtyn të shkruash ngjarjen ashtu sikundër ka ndodhur, se si ajo ngjarje i ka prekur njerëzit, mendon disa momente dhe më pas fanatazon. E rëndësishme dhe interesante është që të japësh maksimumin e ngjarjes që ta bësh lexuesin ta ndjejë, të befasohet, të përcjellësh mesazhin e dashurisë njerëzore, t’u ngresh moralin shpirtëror dhe më kryesorja është që idetë të marrin jetë për të treguar një ngjarje. Mënyra e të shkruarit është një element shumë interesant dhe i pashpjegueshëm. Shkoj për të fjetur, marr edhe diktofonin me vete. Jam në proces të të shkruarit të një libri, poezie apo publicistikë. Më vijnë lloj-lloj mendime e ide të ndryshme, zgjidhja e kapitujve të ndryshëm, strofave, opinion apo esse analizë letrare, i regjistroj në diktofon që të mos i harroj. Kur zgjohem në mëngjes teksa pi kafen në “tryezën e punës”-pra kompjuteri, papritur më lind tjetër ide krejtësisht e ndryshme, që do të thotë se frymëzimi, muza, idetë, ëndrrat janë diktuar në një pjesë të jetës. Ka ëndrra prej tyre që kanë kuptim, ka të pakuptimta, sigurisht të gjithë kemi të tilla, por ato kanë rëndësinë e tyre të veçantë në jetën tonë, pra në rastin tim ato marrin kuptim nëpërmjet letërsisë. Sepse unë nuk mund ta shpjegoj, pse unë shkruaj disa gjëra që unë kurrë nuk e kam menduar, pra në një farë mënyre për të fituar para, por kjo për R.MOISIUN do të thotë një rrugë drejt teposhtës së qënurit artiste.Unë e shpjegoj si detyrim ndaj audiencës së lexuesve e dashamirësve të artit e letërsisë, dhe këtë e tregon më së miri që librat e mi të të gjitha gjinive i kam donatuar në institucione sikundër Bibliotekës së Burgu 325 i Grave, Tiranë, Bibliotekës së të paraburgosurve 302 Tiranë, Bibliotekës së Burgut të Sigurisë së Lartë në qytetin tim të lindjes, Korçës, në qendra të rehabilitimit të adoleshentëve dhe gruas, gjitha këto nëpërmjet aktiviteteve nën moton, “Një orë ndryshe më poezi, prozë e këngë”, iu kam dhuruar dashamirësve të artit e letërsisë në Kosovë, Greqi, Diasporë etj, kudo në trevat shqiptare.
Çfarë ka rezultuar më e vështira në artin e të shkruarit?
Gjithkush mendon se shkrimtarët shkruajnë në libra pjesë nga jeta e tyre. Këngëtarët i këndojnë vetes së tyre. Regjisorët bëjnë filma për jetën e tyre dhe piktorët pikturojnë portretet e tyre sekrete. Vërtet jeta është baladë dashurie, gjithmonë besoni në dashuri. Dashuria e vërtetë nuk vdes, sado kohë të kalojë, zemrat kanë të njëjtën rrahje si në fillim të saj dhe sekreti i zemrës mund të ndryshojë gjithçka. Dashuria njerëzorë triumfon në jetë. Për mua më e vështira në artin e të shkruarit ka qënë pjesa kur dhimbjen dhe dashurinë time në shpirt, apo harenë e gëzimin ta kthej fenomen shoqëror apo historik.
Mendimi juaj për letërsinë që shkruhet sot…cili është opinioni tuaj për letërsinë dixhitale…
Ka një masivitet të madh të njerëzve që shkruajnë. Sepse janë shtuar edhe njerëzit me strese. Shumica vuajnë nga sindroma e përfitimit të parasë dhe nëpërmjet saj blejnë reputacionin dhe karrierën si shkrimtarë. Kjo racë shkrimtarësh që janë fenomene groteske paralajmërojnë vulgaritetin dhe mediokritetin në letërsi, injorancën dhe paditurinë, vetëgjymtimin dhe vetëvrasjen intelektuale të shoqërisë, skllavërinë e talenteve që bindin për të ripërcaktuar karakterin e dyfishtë të udhës së artit dhe letërsisë artificiale, realitetin mjeran të kësaj lloj letërsie. Shkrimtari apo poeti i shërben një periudhe të caktuar historike, një populli e një kombi të caktuar. Edhe diçka tjetër që më ka rënë shpesh në sy dhe më ngjan se po bëhet “traditë”. Sigurisht që cdo shkrimtar jeton në një kohë të caktuar dhe i takon po një kohe e sistemi të caktuar dhe sigurisht krijimtaria e tij/e saj, do të jetë e angazhuar dhe është militant i problemeve të kohës në të cilën jeton, por shkrimtari kurrsesi nuk është zëdhënës i një grupimi politik, por në opozitë me shtetin, qeverinë, partitë politike -që interferojnë gjithcka, -që mbështet gjithçka të mirë në favor të popullit, i hap rrugën vlerave të së kaluarës në unifikim me vlerat e të tashmes e të ardhmes. Vërej që ka tre kategori opinionesh për njerëzit që shkruajnë. Një kategori përbëhet nga lajkatarë, një tjetër nga smirëzinj e njerëz të rënë në dashuri me krijimet e veta, – të dyja janë ego vetgjymtuese e vetëvrasje intelektuale. Kategoria e tretë është ajo e njerëzve të ndershëm, të pakët në numër e që sa vjen e po pakësohen. Zgjedhja ime në të treja zhanret për t’u rrëfyer në çdo kohë varet nga tema e subjekti. Nëse poezia do të jetë më ekspresive unë zgjedh atë, nëse proza më jep më hapësirë unë përsëri zgjedh atë, nëse në publicistikë zgjedh një opinion apo këndvështrim për të shpalosur idetë dhe mendimet e mija, unë përsëri zgjedh atë. Por nganjëherë edhe unë vetë nuk mendoj; gjithçka vjen vetëm, si një këngë që vjen vetëm me një këngëtar. Por unë sigurisht shpresoj që gjërat vazhdojnë të ndryshojnë për mirë. Asnjë shoqëri nuk është statike. Krijimtaria letrare nuk duhet paragjykuar. Duhet kuptuar në kohën e kushtet kur është shkruar, ajo ka një emër të shenjtë ; arti i të shkruarit. Ndërsa shkrimtarët e vjetër shpalosën ide të mëdha që bota duhet të ndryshonte, për një kohë të re e me koncepte të reja, do t’jua kalojnë të rinjve stafetën, të marrin përsipër luftën për ndryshim që është një luftë e vazhdueshme. Dhe shpresoj se kjo do të vijë. Ndonjëherë ajo merr gjenerata, por ndryshimi vërehet. Letërsia dixhitale dhe media kanë ndryshuar aspektet si në qasje, shpërndarje, analizat, konceptualiteti dhe përcaktojnë literaturën. Mediat e reja kanë ndryshuar atë që do të thotë të lexojnë e shkruajnë, të konsumojnë dhe prodhojnë, duke na ofruar kështu sfida të reja në studimin e teksteve dixhitale si edhe ato të shtypura. Në veçanti aty gjejmë mënyra që na ofrojnë perspektiva të reja në letërsi dhe kjo formë e re e të shkruarit e teksteve letrare hap horizonte të reja. Letërsia dixhitale është zakonisht shumë e kërkuar, është e lirë, janë të arritëshme për të gjetur vepra të mëdha të letërsisë botërore. Procesi i dixhitalizimit të letërsisë tradicionale dhe veprave letrare është reflektues dhe na jep njohuri për marrëdhëniet e tij me librat dhe audiencën e lexuesve. Njerëzit tashmë shpenzojnë shumë kohë para kompjuterave, kështuqë pse të mos lexojnë një libër, se sa të bëjnë dicka tjetër?? Vërej se një punë mjaft të shkëlqyer, intersante e profesionale përsa i përket dixhitalizimit të letërsisë nëpërmjet bibliotekave virtuale janë ato të Gazetës Kritika në SBBA-ës me qendër në Virxhinia, dhe Fjala e Lirë Londër,Britani, kjo e fundit e drejtuar nga shkrimtari e publicisti, Prof.Dr. Akademik Fatmir Terziu. Të dyja këto gazeta kanë të mirën e tyre se lejojnë komente dhe kritika që janë nga më origjinalet e të mirëfilltë nga dashamirës të artit e letërsisë, lexues të thjeshtë, se sa ajo e dikujt që mbahet si kritik arti, dhe e bën për qokë e për para. D.m.th rritet interesi për të lexuar dhe detyrimi ndaj lexuesve sikur plotësohet më dukshëm e më mirë. Unë i përgëzoj të dyja këto gazeta për guximin dhe kurajon, punën dhe përkushtimin ndaj artit e letërsisë.
Jetoni për shkak të distancës larg jetës letrare të Shqipërisë. Megjithatë ju në një mënyrë apo tjetër jeni e pranishme në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni për jetën letrare të Shqipërisë, për krijuesit e rinj. Nëse do të rekomandonit disa libra…cilat do të ishin dhe pse?
Një pyetje mjaft interesante. Vitet e fundit po bëj një jetë midis Shqipërisë dhe Amerikës. Fillimisht dua të shpreh keqardhjen dhe dhimbjen time se si dha grahmat e fundit Lidhja e Shkrimtarëve dhe si ‘vdiq”, para syve të njerëzve të letrave shqipe, dashamirësve të artit e letërsisë, gazeta njëqind vjeçare “Drita”, gazetë me prurje cilësore letraro-artistike, me të cilën unë u rrita, u edukova dhe mund të them se ajo ka pjesën e saj në eksplorimin e pasionit tim për të shkruar. Ndjek me vëmendje aktivitet letrare që zhvillohen në trojet shqiptare dhe lexoj rreth tyre në shtypin shqiptar, lexoj për librat që botohen nga shkrimtarë të vjetër e të rinj. Biles në disa aktivitete letraro –artistike dhe promovime librash kam qenë edhe vetë pjesëmarrëse në Shqipëri dhe Kosovë. Falë iniciativës private u mbajt për disa ditë rresht i ashtuquajturi; ”Kongres Ndërkombëtar “Muza Poetike Pegasi-Vitrina 2012”, me objekt “Universaliteti i Vlerave në Letërsi dhe në artin Bashkëkohor” . Kongresi pati një shtrirje të gjerë në Shqipëri, në trojet shqiptare deri në Kosovë. Pjesëmarrja në të ishte shumë e madhe, kishte krijimtari të mirëfilltë letraro-artistike, por kishte dhe binte në sy ajo- jo cilësorja e jo artistike, mediokre, biles pa e arritur nivelin mesatar. Gjithsesi kjo inisiativë duhet përshëndetur , është guximi për të sjellë në vëmendjen e shoqërisë alternativa në jetën letrare. Më duhet të vecoj e përgëzoj Klubin e Shkrimtarëve Joniane, Sarandë, me kryetar poetin e shkrimtarin Bardhyl Maliqi, për Ditet Joniane-2012, një aktivitet letraro-artistik i një niveli cilësor,artistik, ndërkombëtar, mbresëlënës e interesant, apo Netët Ballkanike Ndërkombëtare në Korçë, të organizuara nga poeti lirik Skënder Rusi, Takimet Letrare të Azem Shkrelit, Peje, Festivalin Drini Poetik-Prizren, Kosovë, etj. Ka qënë revista “Albania e vogël” e Zija Celës ku dalloje cilësinë dhe nivelin artistik letrar të saj, si objekt i jetës letrare, mjet për të gjallëruar dashurinë e bukurinë e së vërtetës, të dobishmen për artin e letërsinë.Sot ka fare pak revista të tilla mund të përmend “Milosao” të Gazetës Shqiptare, “Suplementin “Rilindasit” të gazetës Shqiptarja.com apo revistën Obelisk, të shtëpisë botuese Ada, e Roland Lushit, që kanë mbetur të vetmet tash për tash që na servirin letërsinë në nivel bashkëkohor, cilësor e artistik. Një arritje e jetës letrare në Shqipëri ishte edhe mbrëmja GALA –për dhënien e cmimeve “Kult”, -ishte një event kulturor, cilësor e në nivel të admirueshëm e të kënaqshëm artistik. Ndërsa për jetën letrare në SHBA-ës një meritë të vecantë ka organizimi i Ditës së Letërsisë në Michigan për cdo vit në muajin e letërsisë, tetor, nga poeti, shkrimtari e Botuesi i të vetmes Revistë në Diasporë KUVENDI, Pjetër Jaku -ku vërtet konkurojnë vlerat letraro-artistike, një aktivitet që i bën sfidë të hapur mediokritetit dhe antivlerës në lëtërsi e art.Po kështu edhe Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia tashmë është bërë simbol epoke në Diasporë e njohur për aktivitetet e larmishme disa herë në vit, me tëma të ndryshme që nga arti, letërsia, tradita deri te temat sociale. Dëshiroj të bëj një “replikë” dashamirëse me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-aemerikanë, që kanë rënë në një “përgjumje”, përsa i përket jetës e aktiviteteve letrare. Vemë re se prurjet në letërsi janë të shumta, shtëpitë botuese të shumta, të cilat tashmë janë bërë në modë, duke e trajtuar literaturën, sikur të jenë mallra me shumicë, në një mjet përfitimi material,financiar dhe më shumë gjasa për përfitim moral e intelektual. Mendimi im është për një lloj të caktuar të botimit të veprave, pra ngritja e një bordi letrar, ku kritika letrare të jetë parësore apo ngritjen e shtëpive botuese të organizuara. Po “vdesin” poetët!! Asnjë librari nuk pranon libra me poezi. Apo mbrëmjet artistike muzikore të veçanta që jepen në TV shqiptare, janë kopje e shëmtuar e disa programeve në Amerikë, pra, këto duhet të qëndrojnë larg tyre, duhet të paraqesin traditën tonë popullore, trashëgiminë kulturore që e kemi thesar shumë të pasur. Kjo është një temë e gjerë dhe e prekshme, ka shumë për të thënë rreth saj. Jeta letrare në Shqipëri është e përqëndruar vetëm në emra të veçantë e të përhershëm…. Unë do ju drejtohesha kolegëve në Shqipëri e trojet shqiptare të hedhin sytë nga Letërsia Postkomuniste e Diasporës, që i përket periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes për të gjithë njerëzit, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj, të cilët sollën zbulimin e një zëri të veçantë rreth veprave të Rilindjes të shpirtit shqiptar krijues të letrave shqipe, rreth ideve të artit si frymëzim shpirtëror dhe dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes dhe formimit fizik e intelektual, shpreh më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë. Në dashuri, në art, në jetën social-ekonomike-politike njeriu është vetëm gjysma, ndërsa gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Pra jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme përcjellim –mesazhin e dashurisë njerëzore. Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës, e cila tashmë është grupuar në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, aderojnë figura të njohura të letrave shqipe, për etikë respekti nuk po veçoj emra, për mos qenë në analogji me atë siç e shpreha më lart që jeta letrare në Shqipëri është e përqëndruar vetëm në emra të veçantë e të përhershëm… Veçoj se edhe aty kemi letërsi jo cilësore e artistike, artificiale, dashuri të rremë, vetëkënaqësisë mediokre, plagjiaturë e naivitet letrar. Gjithsesi me anë të shkrimeve dhe opinioneve përpiqemi për mprehtësinë e të vërtetave letraro-artistike, morale, promovimim të vlerave dhe ideve të vërteta profesionale e të talentuara, si kundërvënie të mediokritetit e kokëboshësisë të atyre që pretendojnë se janë të talentuar. Shkrimtarët e rinj duhet të jenë të durueshëm, sepse praktika i bën të përsosur. Nuk duhet të mendojnë se gjithçka që shkruajnë është mjaft e mirë për botim. Botuesit janë biznesmenë njëlloj si bizneset në profesione të tjera. Ata nuk janë filantropistë, ata janë aty për të fituar para. Pra, kur them se shkrimtarët e rinj duhet të jenë të durueshëm nënkuptoj që ata të botojnë veprat e tyre kur ato janë vlerësuar nga një bord letrar apo kritika e kohës për cilësinë dhe nivelin letrar e artistik, dhe botuesit do të konkurrojnë pas tyre. Nëse shkrimtarët e rinj kanë pasionin dhe talentin e lindur në to, nuk ka rëndësi sa kohë merr, libri do ta shohë dritën e botimit, fundi e justifikon mjetin. Po sigurisht, kam lexuar disa libra kohët e fundit, të shkrimtarit Fatos Kongoli, të shkrimtarit Ramiz Gjinit “Bibollasit”, ku kam paraqitur edhe këndvështrimin tim letrar e kritik,me titullin “Njerës të dyzuar”, penën eseiste të Roland Gjozës., të romancierit Vlash Fili, të shkrimtarit popullor Petraq Janko Pali, të shkrimtarit Mëhill Velaj, “Klithma e shekullit”, një roman i dhimbshëm e historik për ngjarje reale në luftën e Kosovës. Teksa e lexon romanin të mbush me emocion dhe ofron një portret të mprehtë, të mencur e të matur të burrave dhe grave që luftuan, u bënë prova e kombit, për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Të shkrimtares e poetes Flutura Acka, një figurë e përsosur e kompletuar si autore e lëvizjes feministe të autorëve femra në letrat shqipe, poezitë e Luljeta Leshanakut, të Skifter Këllicit, “ Vorri i Ashikut” të Riza Lahit, të Ben Blushit, poezinë lirike të Kolec Traboinit, Skënder Rusit, Ilirian Sulkuqit, Vojsava Nelos, të shkrimtares Albana Melyshi, “Kurban’’ të Edi Ramës, edhe për këtë të fundit shkrova këndvështrimin tim publicistik, etj.
Vijon nesër
Biografia letraro-artistike e publicistike e shkrimtares Moisiu
-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, SHBA, Anëtare e Klubit të shkrimtarëve e artistëve korcarë “Bota e Re”, Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve vlonjatë “Petro Marko”, Vlorë, Anëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Botës me qendër në Ohio, SHBA, Anëtare e Shoqatës se Poetëve të Botës, me qendër Larisa, Greqi. Anëtare e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, Moderatore dhe bashkëthemeluese e Forumeve www.panalbanianwomennetwork.org dhe Tefta Tashko Koço on line -Anëtare e “Familja & Media” Tiranë. Anëtare dhe Koordinatore e Rrjetit Mbarëkombëtar Global në SHBA
Botimet letrare e publicistike;
-Jeta mes dy dashurive”, libër me prozë e publicistikë
-”Dashuria nuk ka emër”.- Vëllim poetik, lirika dashurie.
- “Sikur s’më ke puthur kurrë”-Vëllimi poetik,Lirika dashurie.
-Lulëkuqja e Egër-Vëllimi poetik-Lirika dashurie-në katër gjuhë:Shqip, anglisht, italisht dhe greqisht
-”Duke kërkuar Ardianën…”- libër me prozë dhe Esse!
-”Gërhitja e gjeneralëve”- Libër publicistik,
-”Pafajësia e Evës” – Roman
-”Gjëmimi i moshave”-Tregime,
-Maska e intelektit”-Esse & Publicistike
- Letrat shqipe këtej & përtej Atlantikut-61 INTERVISTA -Libër voluminoz me 600 faqe.
Pesë poezi lirike dhe me ton qytetar të poeteshës korçare, shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu, u përzgjodhën në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë 2009-ë, e quajtur Netët Poetike të Strugës,(Struga Poetry Evenings) si një ndër më të arrirat dhe bashkëkohore duke hyrë kështu në antologjinë botërore: Who’s Who, me titull: ‘Poetry from five continents”,(Poezi nga pesë continentet).
-Është bashkautore në vëllimin me poezi;”Olimpi Shqiptar”
-Është bashkautore në antologjinë në gjuhën rumune:-”Tempulli i fjalës”
Është bashkautore në antologjinë e botuar nga Fotjonart:- “Itaka e Fjalës”
Është bashkautore në antologjinë:- “Zemra Prindërore”, -nga forumi virtual “Mëmëdheu”.
Është bashkëautore në antologjitë me prozë:”Nëna”,- nga Forumi “Pan Albanian women network”.
“Tregime”,- nga Shtëpia Botuese ADA, Tiranë
Vlerësimi me cmime:
-Është fituese e Cmimit të parë, për Rubrikën Reportazh nga Fotjonart.
-Fituese e çmimit të dytë-për Tregimin më të mirë-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e çmimit të tretë -Kadmus-
ër rubrikën Intervista-nga Pelegrini -Athinë Greqi.
Fituese e “Çmimit të Parë Ballkanik”,për poezinë lirike, në Netët Korçare të Poezisë.
Fituese e Çmimit të Parë në poezi nga Redaksia e Gazetës “Nositi”, Pogradec
Fituese e Çmimit “Petro Marko” në gjininë e Tregimit nga revista “Kuvendi” paraqitur në Ditën e Letërsisë Shqipe në Michigan.
Poezia me temë sociale e qytetare ; “Nuk munden më ..”, u vlerësua si poezia më e mirë në:”Takimet e At’Gjecovit 2009″-në Zym të Hasit, Kosovë.
Fituese Çmimit më të lartë Ballkanik në poezi; ”Perëndesha e Dashurisë”
Poezia e poetes e publicistes Raimonda MOISIU përzgjidhet cdo vit në Takimet Letrare të Azem Shkrelit, Pejë, në Festivalin Drini Poetik,-Prizren dhe Takimin e Poeteshave në Vushtrri , -Kosovë. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares së pavarur e disa gazetave në shtypin shqiptar, Shqipëri, e jashtë trojeve si: Tirana Observer, Panorama, MAPO, Albanian Mail-dhe “Fjala e Lirë” – Londër, Gazeta Kritika dhe “Illyria” – SHBA. etj. Dashamirësia për artin, letërsinë e publicistikën e kanë bërë një autore shumë prodhimtare dhe të admirueshme për audiencën e lexuesve. Ka në proces dorëshkrimi e botimi vepra të tjera, por këto le t’ia lemë kohës…
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
KUR TE TJERET I KA ZENE “GJUMI” LETARGJIK PEGASI VEPRIMON NE FUSHEN LETRARE DHE AI “GODITET” NGA TE “PRAPET”… GODITJE KJO TIPIKE SIKUR NDODH RENDOM TE NE…
NJE STISJE IREALE …
Ne zhvilluam para disa ditesh nje debat te forte per intervisten “rrefenje”te Raimonda Moisiut dhene ne gazeten “TIRANA OBSERVER”, ne lidhje me ate ajo çka kishte rrefyer ne menyre ireale per Lidhjen Nderkombetare te Poeteve , Shkrimtareve dhe Artisteve “PEGASI” ALBANIA, per Kongresin e saj Nderkombetar…
Ne kontaktuam me Raimonden dhe i thame qe kete “shpifesi” ta terheqe dhe te reagoje per ta pastruar “rrefenjen” dhe, madje te kerkoje dhe falje , por ajo ka lejuar qe kjo “rrefenje” ireale ne lidhje me LNPSHA”PEGASI” po perhapet edhe ne Kosove nepermjet gazetares…qe e ka intervistuar…. Duke u nisur sa me siper dhe duke mos reaguar nga “rrefyesja” ne paraqitjen e kesaj ‘rrefenje” rireagojme ketu per njohje dhe do te reagojme ne te gjithe rrjetin tone informativ logjistik .
Po keshtu ne do te reagojme dhe ne dy Organizatat Nderkombetare te Letersise qe Rajmonda merr pjese , per shpifje te tilla.
Reagimi i pare
RREFENJE E RAIMONDA MOISIUT QE TRILLON MBI REALITETIN NGA NJOHJE EMPIRIKE DHE THASHETHENAJA
POZIMI SI STUDIUESE , KUR NUK KA LARTESI TE TILLE POZICIONALE studiuesi
MOTIVIM ADOLESHENT I KONGRESIT PERMASTIV DHE I VLERESUAR NGA ORGANIZMA LETRARE NDERKOMBETARE ….
Shkeputem nga nga ky “rrefim” ireal dhe aspak bindes , te cilin e kane quajtur interesant, kete fragment :
“Falë iniciativës private u mbajt për disa ditë rresht i ashtuquajturi; ”Kongres Ndërkombëtar “Muza Poetike Pegasi-Vitrina 2012”, me objekt “Universaliteti i Vlerave në Letërsi dhe në artin Bashkëkohor” . Kongresi pati një shtrirje të gjerë në Shqipëri, në trojet shqiptare deri në Kosovë. Pjesëmarrja në të ishte shumë e madhe, kishte krijimtari të mirëfilltë letraro-artistike, por kishte dhe binte në sy ajo- jo cilësorja e jo artistike, mediokre, biles pa e arritur nivelin mesatar. Gjithsesi kjo inisiativë duhet përshëndetur , është guximi për të sjellë në vëmendjen e shoqërisë alternativa në jetën letrare’.
Krahasime qe behen me klube e shoqata te tjera asqe na interesojne , pasi ne i kemi ndjekur vete disa prej ketyre”veprimtarive”, te cilat na kane sjellur “dhimbje ” koke…
Te shkruash dhe te rrefesh ne kete menyre me thashethemnaja dhe me mendesi per nje Kongres te ketyre permasave , i paperseritshem , me nje program teper dinjitoz, kur nuk ke qene pjesemarres ne te dhe nuk je njohur me permastivitetin e tij, kur per pergatitjen e ketij Kongresi kane dhene ndihmese edhe poete te kalibrit boteror te bashkekohesise si dhe kandidate per Çmimin “Nobel”, te cilet Raimonda dhe miqte e saj nuk i ka pare as ne enderr, eshte nje “lajthitje ” e radhes Raimonda Moisiut , e cila nuk njeh realitetin ne letersise shqiptare, “pozon” artificialisht, merr pozicionin e nje studiuese , qe as duhet ta kaloje nepermend dhe shnderrohet ne nje “aparat foles rrefenjes ” e destruktivitetit. Flitet per inciative private, kur ky kongres eshte zhvilluar nga Lidhja Nderkombetare e Poeteve, Shkrimtareve dhe Artisteve “Pegasi” Albania dhe “Pegasi” Kosova… dhe per te arritur ketu u zhvilluan kater Simpoziume Nderkombetare me pjesemarrje jo vetem te poeteve, shkrimtareve dhe studiuesve nga vendi, por edhe nga Bota ne nje numer rekord pjesemarresish …
Presidenca e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA e konsideron kete rrefenje te pacipe , ireale, aspak bindese, kurkund reale, shpifese dhe simptoma te tilla nuk duhet te publikohen , pasi e kalojne cakun e hapesires se lire te mendimit real…
Ne lidhje me kete rrefenje “plakurine”, anetaret e LNPSHA “PEGASI” kane reaguar ashper. Gazetarja qe s’ia mbajme mend dhe emrin duhet te beje verifikim te fakteve qe interviston a jane reale apo te stisur, si ne kete rast flagrant , qe konsiderohet shpifje…
Kerkojme nga Raimonda Moisiu te kerkoje falje publike …
PRESIDENCA E LNPSHA “PEGASI”
23 Gusht, 2012
Kristaq F. Shabani
23 August, 2012 at 08:57
RREFENJE E RAIMONDA MOISIUT QE TRILLON MBI REALITETIN NGA NJOHJE EMPIRIKE DHE THASHETHENAJA
POZIMI SI STUDIUESE , KUR NUK KA LARTESI TE TILLE POZICIONALE
MOTIVIM ADOLESHENT I KONGRESIT PERMASTIV DHE I VLERESUAR NGA ORGANIZMA LETRARE NDERKOMBETARE ….
Shkeputem nga nga ky rrefim ireal dhe aspak bindes , te cilin e kane quajtur interesant kete fragment :
Falë iniciativës private u mbajt për disa ditë rresht i ashtuquajturi; ”Kongres Ndërkombëtar “Muza Poetike Pegasi-Vitrina 2012”, me objekt “Universaliteti i Vlerave në Letërsi dhe në artin Bashkëkohor” . Kongresi pati një shtrirje të gjerë në Shqipëri, në trojet shqiptare deri në Kosovë. Pjesëmarrja në të ishte shumë e madhe, kishte krijimtari të mirëfilltë letraro-artistike, por kishte dhe binte në sy ajo- jo cilësorja e jo artistike, mediokre, biles pa e arritur nivelin mesatar. Gjithsesi kjo inisiativë duhet përshëndetur , është guximi për të sjellë në vëmendjen e shoqërisë alternativa në jetën letrare.
Krahasime qe behen me klube e shoqata te tjera asqe na interesojne , pasi ne i kemi ndjekur vete disa prej ketyr e”veprimtarive” te cilat na kane sjellur “dhimbje ” koke…
Te shkruash dhe te rrefesh ne kete menyre me thashethemnaja dhe me mendesi per nje Kongres te ketyre permasave , i paperseritshem , m enje program teepr dinjitoz, kur nuk ke qene pjesemarres ne te dhe nuk je njohur me permastivitetin e tij, kur per pergatitjen e ketij Kongresi kane dhene ndihmese edhe poete te kalibrit boteror te bashkekohesise si dhe kandidate epr Çmimin “Nobel”, te cilet Raimonda dhe miqte e saj nuk i ka pare as ne enderr eshte nje “lajthitje ” e radhes Raimonda Moisiut , e cila nuk njeh realitetin neletersise shqiptare, “pozon” artificialisht, merr pozicionin enje studiuese , qwe asduhet ta kaloje nepermend dhe shnderrohet ne nje “aparat foles rrefenjes ” e destruktivitetit. Flitet per inciative private, kur ky kongres eshte zhvilluar nga Lidhja Nderkombetare e Poeteve, Shkrimtareve dhe Artisteve “Pegasi” Albania dhe “Pegasi” Kosova… dhe per te arritur ketu u zhvilluan kater Simpoziume Nderkombetare me pjesemarrje jo vetem te poeteve, shkrimtareev dhe studiuesve nga vendi, por edhe nga Bota ne nje numer rekord pjesemarresish …
Presidenca eLNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA e konsideron kete rrefenje te pacipe , ireale, aspak bindese, kurkund reale, shpifese dhe siptoma te tilla nuk duhet te publikohen , pasi e kalojne cakun e hapesires se lire te mendimit real…
Ne lidhje me kete rrefenje “plakurine” anetaret e LNPSHA “PEGASI” kane reaguar ashper. Gazetarja qe s’ia mbajme mend dhe emrin duhet te beje verifikim te fakteve qe interviston a jane reale apo te stisur si ne kete rast flagrant , qe konsiderohet shpifje…
Kristaq F. Shabani
23 August, 2012 at 02:54
“Më duhet të vecoj e përgëzoj Klubin e Shkrimtarëve Joniane, Sarandë, me kryetar poetin e shkrimtarin Bardhyl Maliqi, për Ditet Joniane-2012, një aktivitet letraro-artistik i një niveli cilësor,artistik, ndërkombëtar, mbresëlënës e interesant,…”
Faleminderit Monda per opinionin!
Bardhyl Maliqi
17 August, 2012 at 17:04