Në pranga 23 vjeçarja, mashtronte për shtëpitë me qera, u merrte para studentëve

Filed under: Aktualitet |

Një ngjarje jo e zakonshme e cila kishte disa muaj që ndodhte në kryeqytet është finalizuar ditën e djeshme me arrestimin e një vajze të re 23 vjeçare e cila mashtronte nëpërmjet qirave fiktive studentë ose individë të tjerë që kishin nevojë të merrnin një shtëpi me qira. Sipas njoftimit të policisë e gjithë skema e vajzës së re që e kishte menduar mashtrimin si punë për mbijetesë kishte të bënte me marrjen e shtëpive me qira në emër të saj e më pas jua paraqiste studentëve si prona të sajat ku për çdo hyrje merrte shuma që shkonin nga 30 deri në 50 mijë lekë të reja si parapagim për shtëpinë.
Skema e mashtrimit
Nëpërmjet gazetës “Çelësi”, një 23-vjeçare nga Kruja ka mashtruar të paktën 16 persona në Tiranë, të cilëve u merrte parapagim nga 30 deri 45 mijë lekë të reja për dhënien me qira të një banese që nuk ishte pronë e saj dhe më pas zhdukej. Kjo është historia e te pandehurës Suada Kasa, e cila është dërguar këtë të hënë për gjykim nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e mashtrimit më shumë se një herë. Sipas prokurorit të çështjes, vajza nga Kruja e cila jeton në periferi të Tiranës, pasi merrte me qira një hyrje kryesisht në zonën e “21 Dhjetorit” pranë “Sabaudin Gabranit”, pranë “Zogut të Zi” ose ‘Don Boskos’ linte njoftim në gazeta të ndryshme për dhënie me qera të kësaj banese.
Precedenti
Gjatë kontaktit me prenë e saj që kryesisht ishin studentë apo të rinj që ishin punësuar në kryeqytet dhe ju duhej një shtëpi vajza u kërkonte atyre parapagim për 3 deri në katër muaj, duke i joshur ata me një qira më të ulët në raport me çmimet e banesave në këto zona. 16 persona mes të cilëve shumica janë studente nga rrethet e kanë kuptuar që janë mashtruar prej të panjohurës në momentin që pronarët e vërtetë të banesës kanë trokitur për të kërkuar qiranë e shtëpisë. Sipas prokurorit ata kanë denoncuar në polici dhe pas përshkrimit fizik të 23-vjeçares agjentet e krimeve kanë rënë në gjurmët e saj. E akuzuara i ka deklaruar policisë dhe prokurorisë se nuk e mbante mend sa persona kishte mashtruar në këtë formë, por sipas saj ajo e kishte zgjedhur këtë mënyrë jetese, pasi kishte probleme ekonomike. Ndërkohë po merren në pyetje të gjithë personat që mendohet se kanë denoncuar këtë ngjarje të përsëritur të mashtrueses së re e cila me shumat që merrte si parapagesë për shtëpitë e lënë me qera, jetonte në kryeqytet. Ndërkohë çështja po hetohet me detaje dhe 23 vjeçarja është në paraburgim pas arrestimit, Ndërkohë në ditët në vazhdim do të merren në pyetje edhe të afërmit e vajzës të cilët dinin vetëm që vajze e tyre punonte në kryeqytet dhe kishte një rrogë të mirë.