Studiuesit: Ja cila është koha më e përshtatshme për marrëdhënie seksuale

Kategoria: Lifestyle |

Kishit menduar ndonjëherë se cila është koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale? Po ndikimin që mund të ketë seksi dhe diferencën që bën një orë nga një tjetër? Studiuesit i janë përveshur punës kohëve të fundit pikërisht për kohën më të efektshme për të kryer marrëdhënie seksuale. Jo vetëm në Evropë, por edhe përtej saj vijnë konkluzionet e tyre, të cilat rrahin në një pikë: koha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale është mëngjesi. Le të ecim së bashku me rezultatet e kërkimeve më të fundit botërore.
Ra zilja. Zgjohuni
Zilja e orës bie për seksin këtë mëngjes. Më në fund shkenca i jep një vëmendje të veçantë të bërit seks në mëngjes, para se të këndojë gjeli dhe të hedhim nga shtrati edhe partnerin tonë. Të bësh dashuri në agim është shumë më e shëndetshme se sa mund të mendohet. Ky është konkluzioni i një kërkimi të “Queen University” të Belfast, të cilin e ka publikuar së fundmi “The Sun”, që i atribuohet seksit në mëngjes dhe të mirave që i sjell ai organizmit.
Anët pozitive
Ky aktivitet fizik në mëngjes të bën mirë, pasi vë në lëvizje një grup muskujsh, është një gjimnastikë e mirë për zemrën, i bën mirë qarkullimit të gjakut, mban nën kontroll presionin aritmik, i bën mirë sistemit imunitar dhe mban nën kontroll peshën trupore. Frekuenca e raporteve të çiftit në mënyrë që të japin efektin e duhur, duhet të bëhen jo më pak se tre herë në javë, në të kundërt rezultatet e lartpërmendura nuk do të jepnin rezultatin optimal. Të mbash këtë frekuencë orari javor ndikon më shumë tek meshkujt sesa tek femrat. Në momentet që arrihet orgazma, shpjegojnë studiuesit, niveli i ositoksinës, hormoni që na bën të ndihemi mirë, bën që të krijohet një ekuilibër dhe të largojë format e ndryshme të atritit. Në të njëjtën kohë vihet nën kontroll kortisolo, hormoni përgjegjës që shkakton stresin. Por nuk është e gjitha kjo. Në spermë ndodhet hormoni që largon rrezikun e depresionit. Seksi vë në lëvizje dhe prodhimin e testosteronëve. E gjitha kjo nëse bëhet seks në mëngjes është premtuese jo vetëm për nisjen mirë të ditës, por edhe mbarëvajtjen e saj.
Ora e përshtatshme
Studimi irlandez nga ana tjetër është mbështetur edhe nga burime të tjera. Kështu, studioja “Centro Artes” në Torino, e specializuar për të diagnostikuar trajtimet e sterilitetit në çift, në teknikat e riprodhimit dhe në kirurgjinë moderne, arrin në të njëjtin përfundimin, por ama edhe duke regjistruar kohën më të përshtatshme, që është gjysmë ore, nga 6.30 deri në 7.00, kohë në të cilën aktiviteti seksual jep frytet e duhura. Por kjo nuk shërben vetëm për të mirat e organizmit, por edhe për një gjë mjaft të rëndësishme. Kështu, nëse dëshironi fëmijë, pikërisht në seksin e mëngjesit duhet të mbështeteni. Në mëngjes, me mendjen ende pak të përgjumur, trupi i çlodhur, nervat e shtendosur, është më e lehtë dhe për gjendjen psikofizike. Nga ora 6.30 deri në shtatë, tek meshkujt regjistrohet niveli më i lartë i testoseronit. Edhe në blogun gjerman, Liebe and Beziehungsblog (dashuri dhe raporte të shëndetshme) konfirmon se “ora e dashurisë” është mes orës 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë në të cilën gjaku i meshkujve shpërthen tek testosteronët, por edhe në 7 të mëngjesit përqendrimi i hormoneve në gjak është shtatë herë më tepër se sa gjatë gjithë ditës.
Mendimet e tjera
Ndërsa Juergen Zulley, profesor në Universitetin e Regensburg, ekspert gjerman në këtë fushë, është dakord që momenti më i mirë për të bërë seks në mëngjes është mes orëve 6 deri 9 të mëngjesit, pasi eksitimi hormonal është më i madh se në çdo orë tjetër. Konfirmimi vjen edhe nga pjesa tjetër e Evropës. Një sondazh rreth zakoneve seksuale të çifteve franceze e publikuar në revistën “Psychologie”, tregon se 21 për qind e grave preferojnë të bëjnë seks në mëngjes. 16 për qind preferojnë paradite, ndërsa 33 % e meshkujve janë të gatshëm të bëjnë seks në çdo moment të ditës. Pjesa më e madhe e çifteve e përqendrojnë seksin në jo më shumë se 30 minuta. 20 % më shumë se 30 minuta, 14 % në 20 deri në 25 minuta dhe 10 %, më pak se 10 minuta.

Praktikat seksuale
Shumica e praktikave seksuale, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat seksuale mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre. Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie seksuale po të mos të ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale aktive. Marrëdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet seksuale shkojnë së bashku. Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrëdhëniet seksuale ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm.

Nxitjet e momentit
Vendimi për të pasur marrëdhënie seksuale është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të kuptohen pasojat e një vendimi të tillë. Mund të jetë një mrekulli, por ju mund të ndjeheni fajtorë dhe të zhgënjyer më pas, nëse mendoni se nuk morët vendimin e duhur dhe nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për të hyrë në marrëdhënie të tilla. Njerëz të ndryshëm vendosin të fillojnë aktivitetin seksual për arsye të ndryshme: nga kurioziteti, nga të qenit nën presionin e partnerit të tyre, sepse duan të kënaqin partnerin tjetër, ose sepse shokët/shoqet e tyre e bëjnë një gjë të tillë. Disa të tjerë vendosin që të presin derisa të martohen ose ta njohin mirë partnerin. Nganjëherë ky është një vendim që njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për t’u marrë. Por mos harroni se mund të thoni edhe jo. Dhe, pavarësisht nëse thoni po ose jo, mendoni si për pasojat e mundshme, ashtu edhe për kënaqësinë.

Marrëdhënia seksuale
Marrëdhënia seksualë është si një zjarr që gjithkush do ta dëshironte. Për sa kohë shprehet në përkushtimin mbrojtës të një marrëdhënieje që bazohet në ndjenja dhe dashuri, është i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe romantik. Por kur marrëdhënia përdoret thjesht për kënaqësi atëherë kthehet në rutinë. Dhe pornografia e nxjerr seksin jashtë kontekstit të ndjenjave.
Pornografia është një biznes i madh që bën shumë para pa u kujdesur se si. Ata të tregojnë çdo gjë që mendojnë se do të të bëjë të vish të blesh prapë. Imazhet e seksit që jep pornografia shihen ditët e sotme nga shumë njerëz, ku mes tyre mund të këtë dhe nga ata që nuk lejohen për shkak të moshës. Një nga fushat më jetësore të mjedisit mendor është një ide e shëndetshme e asaj që ne jemi seksualisht. Nëse këto ide ndoten, një pjesë kyçe e qenies sonë shtrembërohet. Kultura pornografike të thotë se seksi, dashuria dhe intimiteti janë e njëjta gjë.