Nga Gëzim Tushi
Martesa si institucion i jetës private dhe mënyrë themelore e organizimit të jetës sociale në kohën e sotme, pavarësisht nivelit të zhvillimit dhe problemeve kontekstuale që ka në shoqërinë tone, duket qartë që ka pësuar ndryshime dhe është në vazhdim të evolucionit të thellë dhe të natyrshëm. Ndaj, qoftë si relacion biologjik themelor, si lidhje sociale, shpirtëror dhe seksuale, ka filluar të shfaqë patologji të shumta dhe të shumëllojshme.
Të cilat jo vetëm të vlerësuara empirikisht, të trajtuara sociologjikisht, të vlerësuara historikisht dhe të trajtuara momentalisht duke qenë brenda vlerave të veçanta të tipologjisë së këtij relacioni, duhen konsideruar si ndryshime që kanë “pole ekzistenciale” të diversifikuara. Ndaj ndryshimet e tipologjisë së martesës shfaqen edhe si ndryshime emancipuese dhe progresive por dhe si metamorfoza degraduese me tendencë të qartë regresive. Është fare e natyrshme pritmëria e parashikuar, që në kushtet e shoqërisë moderne shqiptare edhe pse do të mbetej pa u ndryshuar “thelbi martesës”, ajo do të të pësonte ndryshime, reformime dhe deformime thelbësore dhe formale, ontologjike dhe fenomenologjike.
Kjo është evidente sidomos duke e parë problemin jo en block, por në disa elementë përbërës të saj, të cilat megjithë problemet thelbësore dhe anësore që e shoqërojnë martesën në kohën tonë, në thelb ka shumë arsye sociale dhe faktorë biologjikë që ndikojnë që ky institucion të shfaqë i detyruar identitete të reja ekzistenciale të saj.
Padyshim, ne ecim me shpresën që ndryshimet e martesës që janë të nevojshme dhe të domosdoshme të ndodhin, kanë vlerë sociale kur janë në aksin pozitiv dhe që bëhen faktorë që duhet të ndikojnë që martesa në shoqërinë shqiptare të zërë më mirë vendin e vet kryesor dhe të pazëvendësueshëm në tërë skakierën e gjerë të organizimeve të jetës sociale në shoqërinë tonë. Sepse martesa sot qoftë si relacion biologjik dhe social ka më shumë se kurrë më parë probleme të të lidhura me karakterin intim, se sa me problemet e tjera që janë tërësisht me natyrë shoqërore. Një gjë duhet bërë e qartë në shoqërinë shqiptare.
Problemet me të cilat ndeshet dhe përballet martesa, pavarësisht variacioneve të shumta të problematikave që ato kanë, duhet pranuar se në thelb ato janë probleme të thella, që kanë të bëjnë me ekzistencën institucionale dhe funksionimin bio-social të martesës. Kështu që kur flasim për martesën dhe duam të merremi me problemet e shumta që ajo ka, jemi të detyruar të njohim së pari dhe mbi të gjitha dialektikën e ndryshimeve, kurbën e evolucionit dhe ndryshimeve që ka pësuar “thelbi” dhe “format” e ndërtimit dhe shfaqjes së martesës.
Kjo është konditë sociale dhe sociologjike sine qua non, sidomos në se jemi të shqetësuar dhe duam të ruajmë identitetin social, privacinë e marrëdhënies martesore, funksionet dhe jetëgjatësinë e saj ekzistente. Ajo çka duket se ka ndryshuar në konceptimin e martesës në shoqërinë tonë, është aksentimi më i fortë i martesës si relacion më shumë intim se sa social. Kjo sepse jetojmë në kohë të reja, kur siç po duket në dashuri, pastaj në martesën normale, çifti e jeton jetën personale të ndërtuar sipas parimeve të veta. Martesa në shoqërinë tonë është e detyruar të ecë në rrugën e abstragimit përgjithësisht nga realiteti politik dhe social që i rrethon, ndikimi i të cilave në kushtet e shoqërisë liberale me prirje individualiste është gjithnjë e më shumë në rënie. Martesa ka dalë gati plotësisht nga korracat e deternminantëve të vjetër socialë dhe është duke u bërë një relacion ngushtësisht privat.
Filozofja e shquar Hannah Arendt, ka theksuar në mënyrë të prerë dallimin midis natyrës së veprimtarisë publike të njeriut dhe botës së dashurisë dhe martesës. E cila sipas saj duhet konsideruar se është në thelbin e vet, sidomos “nga natyra e vet e huaj ndaj botës sociale dhe këtë arsye martesat moderne konsiderohen në mënyrë të koncetruar si “relacione antipolitike”. Ka ikur koha e vjetër kur martesa ishte e barabartë me “banimin e përbashkët” të çiftit.
Kjo formë e shëmtuar martese që mbijetonte më shumë për “arsye shoqërore” se sa intime, apo që shndërrohet në një relacion që për ekzistuar merr pëlqimin e shoqërisë, tani për kohën e re është e papranueshme. Koha të paktën në shoqërinë tonë ka treguar dhe ka sjellë material të bollshëm sociologjik, se martesa të tilla ose nuk kanë qënë funksionuese si relacion emocional, ose kanë qenë thelbësisht të shëmtuara dhe të determinuara.
Megjithatë edhe martesat e sotme kanë problemet dhe shqetësimet e tyre, që nuk janë të vogla, janë komplekse me natyrë intime dhe sociale. Martesa e sotme nuk është më aq e thjeshtë, sepse nuk është vetëm një relacion i kulluar idilik. Përkundrazi, problemet e çiftit martesor janë shtuar, sepse askush nuk mund t’i zgjidh deri në fund menjëherë dhe me lehtësi hallet para dhe pasmartesore. Për tu martuar i riu duhet të bëjë paratë e nevojshme për të ngritur shtëpinë, apo i duhet të punojë për një kohë të gjatë të shlyejë borxhet apo kreditë. Ata që duan ti shmangen dështimit, e kalojnë të gjithë jetën e martesës duke kursyer para për vete dhe për martesat e fëmijëve.
Në kohën tonë është bërë realitet natyra e ndërlikuar, karakteri i thelluar pragmatist dhe utilitarist i martesës. Tashmë duke parë tipologjitë dhe vështirësitë e martesës duket qartë se është bërë realitet ajo që Erik Fromm-i thotë, se “martesa është para së gjithash një çështje ekonomike, në të cilat ndjenja personale dhe interesi seksual kanë rëndësi më të pakët”. Periudha idilike e kënaqësive të biologjike dhe seksuale të beqarisë, si kohë e nevojshme për të plotësuar një sasi të nevojshme të kënaqësive paramartesore, të përmbushjes së dëshirave ekzibicioniste, padyshim që në një moment të caktuar ndërpritet dhunshëm nga martesa.
Padyshim ndër patologjitë e martesës dhe një nga shkaqet e nxitjes së divorceve në Shqipëri është fakti i përhapur dhe që ndikon fuqishëm që divorci të ndodhë më shumë ndër çiftet vuajnë nga “sindromi i ngjitjes”. Formula e martesës tradicionale e bazuar në simbiozën mekanike dhe “sindromin e ngjitjes” së partnerëve, po zëvendësohet në shumë raste me praninë e dashurisë së çiftit në martesë dhe rolet e tyre si bashkëshortë, por pa hequr dorë në të njëjtën kohë nga një masë e caktuar e ekzistencës së sovranitetit qytetar dhe e lirisë së tyre individuale duke qenë edhe brenda martesës. Sociologët e martesës e konsiderojnë këtë formë të lidhjes martesore të çiftit, si formë moderne në të cilën çifti e ndan jetën bashkërisht.
Por nga ana tjetër dhe në të njëjtën kohë bashkë me ekzistencën e dy kushteve, duke mos “dhënë gjithçka” partnerët dhe mbi të gjitha duke ruajtur “identitetin personal”. Në kohën e sotme të jesh i dashuruar dhe të jetosh në martesë të suksesshme, nuk do të thotë që partnerët duhet të jenë të ngjitur me njëri tjetrin, pa asnjë hapësirë lirie, sepse jeta moderne është e tillë që secili partner ka planet, programet dhe projektet e veta. Sociologët e martesës, duke vlerësuar vështirësitë e saj, thonë se në kohën tonë ajo më shumë se ndjenjë permanente është “zanat ekuilibristësh”. (Villi Pasini, “Jeta në çift” f. 34)
Ka shumë të rinj që në martesë nuk shkojnë pa kushte, apo me formulën e marrëdhënieve tradicionale në xhep. Të rinjtë edhe kur futen në martesë nuk harrojnë se duhet të plotësojnë detyrat prioritare të karrierës profesionale, të progresit elitar dhe shpesh herë janë më të vëmendshëm ndaj realizimit profesional se sa ndaj “realizimit në çift”.
A ka kuptim kjo liri individuale në martesë ? Padyshim që po dhe duhet konsideruar si një nga elementët e modernitetit të saj. Padyshim martesa në kohën moderne ka marrë shumë deformime që imponohen nga ndryshimi i standardeve dhe tipologjia e kohës, kur në shoqërinë tonë ekonomia e tregut nuk ka lënë asnjë hapësirë pa penetruar me logjikën e saj utilitariste dhe merkantiliste. Marrëdhëniet moderne dhe pasojat e ekonomisë së tregut kanë filluar të “infektojnë” edhe martesën në shoqërinë tonë.
Në ditët tona martesa në shumë raste ka filluar të konvertohet me parimet dhe logjikën e ekonomisë së tregut duke u shfaqur në formën e “biznesit të pastër”. Kjo ka bërë që të shtohet numuri i martesave të bëra me “llogari biznesi” por pa “kontratë ndjenjash”, pa qëndrueshmërinë e fortë të lidhjes erotike e cila është pa interesa materiale. Me sa duket ka patur të drejtë në vlerësimin që ka bërë sociopsikologu Erik Fromm i cili dekada më parë ka shkruar se “Martesa është para së gjithash një çështje ekonomike në të cilën ndjenja personale dhe interesi seksual kanë rëndësi mjaft të papërfillshme”. (Erik Fromm, Anatomia e destruktivitetit njerëzor”, vëll 1, faqe 291)
Padyshim në kohën tonë në qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e martesës, kanë rëndësi edhe raportet e martesës me pasurinë e partnerëve. Sot ato janë bërë çështje evidente të martesës. Sidomos tek femrat ideali i pasurisë së mashkullit është bërë çështje evidente. Natyrisht, qëndrimi dhe motivet e çiftit martesor nuk janë të njëjta. Femra e shikon pasurinë dhe gjendjen e garantuar ekonomike të burrit, kusht dhe sinonim të sigurisë materiale të martesës, kusht plotësues për të krijuar besimin tek mbështetja në martesë pranë një burri ekonomikisht të fortë. Ndërsa burri e shikon pasurinë dhe statusin e vet ekonomik si “simbol” të fuqisë mashkullore dhe të suksesit publik.
Të gjitha këto ndikime e kanë turbulluar idenë e martesës dhe i kanë bërë turbulente perceptimet e të rinjve për të. Sigurimi i lumturisë është qëllimi kryesor që njerëzit bëjnë lidhje martesore. Natyrisht tonet për vlerën e martesës në kohën tonë janë zbehur, sepse bilanci i të dhënave të martesave në shoqërinë tonë nuk është dhe aq pozitiv. Përkundrazi, fenomenet negative kanë “zënë për fyti” martesën, e kanë bërë atë një relacion të paqëndrueshëm, me aftësi të kufizuara për të sjellë lumturinë. Të rinjtë e kanë marrë me shumë frikë martesën nga që në këtë tipologji martese është gjithnjë i pranishëm momenti i dështimit sentimental.
Në se në martesë lulëzon dashuria dhe bashkëpunimi, ngushtohet hapësira për dhunë, destruktivitet dhe mizori bashkëshortore. Martesat po shfaqin forma tradicionale të armiqësisë midis çiftit. Nuk është normale që në marrëdhëniet martesore të mos ketë kufij të caktuar të besimit dhe mirëbesimit reciprok, apo akoma më keq që ato të trajtohen si marrëdhënie armiqësore dhe dyshimi reciprok.
Pèrgèzime pèr artikullin z. Gèzim
“Paradoks”__Nisa komentin me kètè fjalè sepse karakterizon plotèsisht realitetin dhe fenomenet shqiptare.
Edhe institucioni i martesès nè Shqipèri nènshtrohet kèsaj fjalè.
Shkrimi ishte me tematikè ” tè mprehtè” por trajtuar si njè leksion akademik. Sinqersiht, qe e lodhèshme tè “depèrtoje” nè stèrpèrsèritjen e fjalès “tipologji”. Kèrkova me “uri” tè shikoja e lexpja fjalèt “familje e shthurur”, “imoralitet”, “cektèsi morale”, por, nuk i ndesha.
- A keni pyetur ndonjèherè profesor Gèzim, pse popullsia shqiptarè nuk gèzoi rritjen nè shifra 20 milion a me tepèr, kur kombe tè tjera kanè arritur tè numèrojnè miliarda banorè? Po, sepse ne shqiptarèt kemi dy tendenca skajore nè çdo fenomen; “EXTREMET” d.m.th. ose ndèrtojmè nè familje tejet KONSERVATORE, ku babai “edukatori” bashkè me babarèt e tjerè mbajnè ndezur “edukatèn e gjakmarrjes”, pra tè gjysmimit tè familjes sè ardhme, ose, ose…..kapim extremin tjeter “SHTHURJEN MORALE”.
Unè mendoj se “Faktorèt EKONOMICO SOCIAL KARIERIST” janè shumè MINORe nè krahasim me MORALIN e cènuar tè familjes Shqiptare. Shqiptarèt rrallè shqetèsohen pèr domethenien dhe kuptimin e sjelljes MORALE dhe edukatès MORALE nè familje. NJè difekt dhe mangèsi e madhe nè shoqèrinè shqiptare duket se èshtè dhe roli i zbehtè qè kulturat fetare kanè lènè nè edukimin familjar, mungesat e FILOZOFIE kombètarè qè tè UDHEZOJE pèr banorèt e Shqipèrisè se ç’èshtè e MIRE dhe ç’èshtè e GABUAR.
Ne. profesor flasim sh pak pèr moralin.
Ju pèrshèndes pèr argumentin qè sollèt nè shtyp. Do tè dèshiroja qè nè vend tè Publiciteteve tè TELEFONIVE CELULARE qè “verbojnè” sytè e kalimtarève nè Shqipèri duke ecur trotuareve le tè shikonim parrulla ku tè shkruhej. NJEREZ, MBRONI FAMILJEN.
Poli
Poli
27 Korrik, 2012 at 09:39