Pensioni maksimal për një qytetar shqiptar nuk shkon më shumë se 24 mijë lekë në muaj, pavarësisht punës dhe masës së kontributit të derdhur prej tij në 35 vite punë. Megjithatë skema aktuale shqiptare bën përjashtime për ligjvënësit dhe qeveritarët. Privilegjet fillojnë që pa ardhur mosha e pensionit, kjo pasi në bazë të ligjit të pensioneve suplementare një deputet, qeveritar apo zyrtar i lartë i funksioneve kushtetuese, në rast se largohet nga detyra dhe fillon një punë tjetër me pagë më të ulët, përfiton menjëherë nga skema e sigurimeve diferencën mes pagës që ka pasur në funksionin shtetëror dhe pagës së re. Por një tjetër privilegj është ai i të drejtës për të përfituar pension që në moshën 55 vjeç. Sipas ligjit, një ish-deputet apo funksionar i lartë që largohet nga detyra në moshën 55-vjeçare ka të drejtë të përfitojë një pension të barabartë me 50 për qind të pagës së tij për tre vjet. E thënë në vlerë pagesa për një deputet, që ende nuk e ka mbushur moshën për të dalë në pension, arrin në rreth 60 mijë lekë për tre vjet. Privilegjet shtohen kur këta funksionarë mbushin moshën zyrtare të pensionit. Sipas ligjit, veç pensionit të zakonshëm, që merr çdo qytetar tjetër deputetët, qeveritarët dhe ish-zyrtarët e lartë kanë të drejtë të marrin pensionin shtesë, i cili rritet në përpjesëtim me vitet që kanë mbajtur në detyrë dhe mund të arrijë deri në 75 për qind të pagës së tyre ose deri në 120 mijë lekë në muaj. Për shembull nëse Kryeministri do të dilte në pension pagesa që do përfitonte sot do ishte rreth 170 mijë lekë ose tete herë më shumë se pensioni maksimal i një qytetari të zakonshëm. Ndërsa krahasuar me një pension mesatar në fshat shifra është 25 herë më e madhe. Ndryshimet ligjore që lidhen me këto privilegje, janë miratuar në të gjitha rastet me vota të plota në parlament.
aq ka turp me te math se kaqe qe keto privilegje qe jane miratuar ne parlament o mete per vete jane mbajtur sekret nga qeveritaret por kejo behet e ditur vetem nga kejo gazete qe vlen per te falenderuar, por nuk i falet shtypit e medjes qe nuk e ka publikuar kur ato nuk lene minute e sekonte ne tevizore pa nxjere levdatat e mburjet e qeverise. po opozitaret pse e kane miratuar nje gje te tille apo ja heq kraba nga vetja. pensionet jepen mbi bazen e kontributit te dhene nga secili por kejo nuk zbatohet se pse kontrolli i larte e shtetit nuk ka bere kure kontroll ne institutin e sigurimeve shoqerore per te pare si zbatohen ligjet ne kete drejtim mbasi ka shume shkeje ne zbatimin praktik. marim shembull pensioni suplementar i pleqerise per ushtaraket ne ligj percaktohet jo me shume se 5operqnt te pensionit qe nen kupton pensionin personal , kurse sigurimet shoqerore e zbatuan nje soj per te gjithe duke mare per baze pensionin minimal. dhe tani perseri keq po zbatohet ligji io142 i vitit 2oo9 ku lejohet ti jepet deri ne 5o perqint te pensionit personal vetem per ushtaraket qe kane dale ne pension para vitit i99i kurse per ata qe kane dale nga viti i992 e ketej do jepen deri 8oo lek shtese ne muaj me pretksin se keta te fundit jane trajtuar qe nga viti 2ooo. keshtu qe ata qe jane liruar para vitit i99i per te njejtin funksion dhe vjetersi shebimi mbi te cilen aplikohe t dhenja e pensionit suplementar ka nje difernce reth 52ooo lek . del pyetja si interpenohet ligji
popoveni
27 Korrik, 2012 at 19:59
shume mire e kane bere o mete per vete se pak kane mare deri tani , ata jane servila qe te gjithe dhe qylaxhinj por mi lumte kur populli i ha premtimet mashtruse te tyre. ju takon se jane lodhur duke grire lakra ne parlament se ata qe kane sherbyer reth 4o vjet ne majrat e maleve per mbrojtjen e atdheut sot spo marin ate qe gjoja quhet pension suplementar per ushtaraket
popoveni
27 Korrik, 2012 at 16:27