Mesazhi i fundit i Topit: Jam për rotacion politik

Filed under: Flash,Politikë |

Në ditën e fundit të mandatit të tij presidencial, para zhvillimit të dorëzimit të detyrës të pasardhësit Bujar Nishani, presidenti Bamir Topi i është drejtuar me një mesazh gjithë shqiptarëve. Ai thotë se në ushtrimin e kësaj detyre jashtë përpjekur për te mbajtur premtimin e dhënë në betimin e tij, për të qenë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, dhe për të vepruar me ndershmëri dhe mbi vlera qytetare.
Bilanci në krye të presidencës
Shqipëria ka nevojë për stabilitet demokratik, shprehet presidenti, duke vijuar se mbetet në mbështetje të rotacionit demokratik. Ai ka uruar pasardhësin e tij Bujar Nishani në këtë post, duke qenë pro energjive dhe prurjeve të reja në krye të shtetit, në institucione, në parti politike dhe në sistemin politik përfaqësues.
“Gjatë mandatit tim jam ndeshur me pritshmëri më të mëdha nga publiku, me kërkesa të shumëllojshme dhe shpesh kundërshtuese, me kritika të drejta e të padrejta, me fushata denigruese apo etiketime të njëanshme. Me ndërgjegje zgjodha të lë mënjanë modelet e konfliktit formal dhe të dëgjoj e trajtoj me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha mendimet, kërkesat dhe kritikat racionale, duke ofruar zgjidhje kushtetuese për gjithçka që përbën interes qytetar, publik e shtetëror. Kam bindjen e thellë  se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë nëse politika vendimmarrëse do ta përdorte pushtetin e saj të madh në mënyrë konstruktive dhe institucionale, nëse interesat e saj do të gjenin më shumë përputhje me interesat tuaja qytetare dhe nëse klasa jonë politike do të dëshmonte më shumë maturi, përgjegjësi dhe aftësi për të sjellë ndryshimet e premtuara. Shqipëria e vitit 2012 meritonte shumë më tepër progres dhe vlera evropiane, dhe kam bindjen se me këtë përcaktim gjej mbështetjen e shumicës absolute të qytetarëve të këtij vendi ”, shprehet Topi në mesazhin e tij.
Përplasjet politike
Në retrospektivë të pesë viteve të tij në drejtim të shtetit shqiptar, Topi shprehet se është përpjekur të jetë president i të gjithë shqiptarëve. Referuar konflikteve politike, ai thotë se është përpjekur të ofrojë zgjidhje kushtetuese, pavarësisht se është ndeshur me “fushata denigruese apo etiketime të njëanshme”. “Gjatë mandatit tim jam ndeshur me pritshmëri më të mëdha nga publiku, me kërkesa të shumëllojshme dhe shpesh kundërshtuese, me kritika të drejta e të padrejta, me fushata denigruese apo etiketime të njëanshme. Me ndërgjegje zgjodha të lë mënjanë modelet e konfliktit formal dhe të dëgjoj e trajtoj me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha mendimet, kërkesat dhe kritikat racionale, duke ofruar zgjidhje kushtetuese për gjithçka që përbën interes qytetar, publik e shtetëror”, shprehet kreu i shtetit. Më tej, ai vijon se “shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë nëse politika vendimmarrëse do ta përdorte pushtetin e saj të madh në mënyrë konstruktive dhe institucionale, nëse interesat e saj do të gjenin më shumë përputhje me interesat tuaja qytetare dhe nëse klasa jonë politike do të dëshmonte më shumë maturi, përgjegjësi dhe aftësi për të sjellë ndryshimet e premtuara”. Sot presidenti i zgjedhur Bujar Nishani merr detyrën e re të kreut të shtetit, duke përfaqësuar Shqipërinë për pesë vitet e ardhshme.
Presidenti e mbyll mesazhin e tij duke thënë se postet politike e shtetërore shkojnë e vijnë, por qytetarët dhe shteti, interesat e tyre publike e kombëtare, janë e mbeten aty si pasuria më e madhe, burimi më i madh frymëzues, arsyeja më e madhe për ta kuptuar shërbimin ndaj tyre si privilegj dhe fat.

5 vjet president
“Gjatë mandatit tim jam ndeshur me pritshmëri më të mëdha nga publiku, me kërkesa të shumëllojshme dhe shpesh kundërshtuese, me kritika të drejta e të padrejta, me fushata denigruese apo etiketime të njëanshme. Me ndërgjegje zgjodha të lë mënjanë modelet e konfliktit formal dhe të dëgjoj e trajtoj me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha mendimet, kërkesat dhe kritikat racionale, duke ofruar zgjidhje kushtetuese për gjithçka që përbën interes qytetar, publik e shtetëror.”

Stabiliteti
“Shqipëria ka nevojë për stabilitet demokratik, për unitet dhe ikje nga ndasitë politike përjashtuese, për dialog e bashkëpunim, për reforma dhe forcim të institucioneve kushtetuese, për politika të urta, të mira dhe qytetare dhe, në këtë rrugë, ka nevojë për kontributin dhe fjalën e gjithsecilit, për më shumë mirëqenie dhe demokraci cilësore e funksionale.”

Rotacion politik
“I ndërgjegjshëm për këto nevoja dhe vlera demokratike mbetem, në mbështetje të plotë të rotacionit demokratik, energjive dhe prurjeve të reja në krye të shtetit, në institucione, në parti politike dhe në sistemin politik përfaqësues. Shqipëria dhe qytetarët e saj meritojnë më shumë. Postet politike e shtetërore shkojnë e vijnë, por qytetarët dhe shteti, interesat e tyre publike e kombëtare, janë e mbeten aty si pasuria më e madhe, burimi më i madh frymëzues, arsyeja më e madhe për ta kuptuar shërbimin ndaj tyre si privilegj dhe fat.”

Topi i jep urdhrin “Mjeshtër i Madh” Ardian Klosit
Në ditën e fundit të përfundimit zyrtar të mandatit presidencial, Bamir Topi ka dekoruar pas vdekjes me urdhërin “Mjeshtër i Madh” Ardian Klosin.  Ky urdhër i akordohet publicistit Klosi me motivacionin për kontributin e tij krijues dhe përkthyes në çështjen e demokracisë në vend. “Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi” thuhet në motivacionin e publikuar në faqen e internetit të presidencës. Përkthyesi, publicisti, njeriu i letrave  Ardian Klosi ndërroi jetë më datën 26 prill pasi u vetëvar në banesën e tij. Ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së publicistit Ardian Klosi por ai kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen. Presidenti Topi dekoron diplomatin dhe publicistin, Shaban Murati me urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin “Për shërbimin e çmuar që i ka bërë shtetit në veprimtarinë e tij si diplomat”. Shaban Murati, është një diplomat karriere dhe gazetar. Autor i shumë librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rolin e Shqipërisë në to.

One Response to Mesazhi i fundit i Topit: Jam për rotacion politik

  1. Vend ka nevoj: per pune,drejtesi,demokraci te vertet dhe per drejtues te pergjegjshem.

    Kastriot
    25 July, 2012 at 08:29