Lëvizja me e fundit e Fatos Nanos për të sjellë fitoren e socialistëve nuk do të kthehet në një parti. Madje nuk do të ketë as çarje në radhët e PS-së edhe pse zërat për këtë kanë nisur të dëgjohen nëpër media. Burime pranë ish-kreut të PS-së, bëjnë me dije se ish-lideri i PS kërkon që të ketë influencën e tij brenda grupit dhe për këtë do t’i kërkoj Ramës që të ketë në lista për deputetë të paktën pesë deputetë të cilët nuk janë pro linjës Rama. Mësohet se deputetët që janë cilësuar si Lëvizja për Mendim Ndryshe do të tentohet që të jenë sërish në listë edhe pse nuk kanë të njëjtin qëndrim me kreun aktual të PS-së.
Strategjia e Nanos
Duke qenë se zgjedhjet janë vetëm disa muaj larg krijimi i një partie të re për Fatos Nanon është një sfidë më tepër se e vështirë. Për këtë arsye strategjia e tij është përtej vitit 2013. Si do që të dalin zgjedhjet ai do të kërkojë të jetë protagonist. Nëse Edi Rama humbet zgjedhjet atëherë Nano dhe më gjithë grupin e tij që do të ketë brenda PS-së do të nisë urgjent aksionin për largimin e Ramës dhe zgjedhjen e një kryetari të ri. Por Nano ka menduar dhe nëse Rama fiton në vitin 2013. Sipas Nanos fitorja e Ramës do të jetë jo më shumë se 74 mandate çka do të thotë se deputetët e tij do të jenë përcaktues. Me këtë mënyrë do të ketë mundësi të vërë Ramën në presion për të marrë qoftë postin e presidentin por dhe ndonjë të mirë tjetër që të jep pushteti. Me ardhjen e vjeshtës e gjithë strategjia e Nanos do të jetë që zërat pro tij të futen në listën e kandidatëve për deputetë.
Sa shanse ka LMN të mbijetojë?
E ashtuquajtura Lëvizja për Mendim Ndryshe brenda PS thuajse është shuar fare me daljet e saj publike. Zëri më i fortë i saj, Ben Blushi ka vendosur të rrijë në heshtje dhe të ndjekë zhvillimet si spektator duke pritur gabimin e Ramës. Arben Malaj mbetet disi kritik në publik por më shumë e ka zhvilluar aktivitetin jashtë syve të kamerave. Marko Bello ka kaluar thuajse në mbështetës i Ramës duke ikur nga zërat kritikë. Ndërsa Kastriot Islami që kundërshtoi më fort Ramën tani i sheh ngjarjet nga jashtë selie pasi është përjashtuar nga grupi kuvendor i PS. Gjasat janë që këta deputetë të kenë situatë të vështirë për zgjedhjet e ardhshme ku nuk përjashtohet që një pjesë e tyre të mos jenë fare kandidat. Arben Malaj është çuar si i deleguar në Kukës, Ben Blushi në Elbasan duke mos pasur asnjë lidhje me këto qarqe. Nano gjatë kësaj kohe ka tentuar të nis kontaktet me këta deputetë por jo aq shumë sa këta të ikin fare nga PS dhe strategjia e zgjedhur është që të jenë sërish në lista dhe pse nuk janë mbështetës të Ramës.
AK kundër konsensusit PD-PS: Pazare për ndarje pushteti
Aleanca Kuq e Zi e quan arritjen e konsensusit mes PS dhe PD për reformën zgjedhore si një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Anëtarë të kësaj partie kanë protestuar dje para parlamentit duke shprehur qëndrimin e tyre kundër kësaj marrëveshjeje. “PD dhe PS po kopjojnë modelin grek, po kopjojnë Pasok e Demokracinë e Re. Është koha për ndëshkimin e deputetëve trafikantë”, janë shprehur ata. Një ditë më parë komisioni i reformës zgjedhore i dha fund punës së tij disa mujore, afati i të cilës u shty tre herë. Palët arritën akord për çështjet pezull, si ajo e riformatimit të KQZ-së, apo kontrolli elektronik i zgjedhësve.
Miratohet deklarata e takimit
të 5-të Shqipëri-BE: Reforma, hap pozitiv
Ende shanse për statusin kandidat. Mbyllja e reformës zgjedhore si dhe konsensusi për të firmosur një deklaratë të përbashkët në Bruksel pas komitetit të pestë ndërparlamentar Shqipëri- BE, sipas drejtuesit të takimit Eduard Kukan gjatë një interviste për AS, janë sinjale pozitive që jo gjithçka është humbur. Në deklaratë, PD dhe PS mbajnë një qëndrim të unifikuar mbi përgjegjësitë respektive dhe rolin që duhet të luajnë për integrimin. “Tani është koha për të dhënë një përgjigje vërtetë pozitive. Po, jam i kënaqur. Kemi miratuar deklaratën e përbashkët me kompromis për ato që diskutuam. Ajo që është më rëndësishme, është se zhvillimet në Shqipëri janë pozitive. Gjate mbledhjes në morëm lajmin se është miratuar edhe reforma zgjedhore dhe votimi për të bëhet të mërkurën ardhshme. Ky është një rezultat konkret që në e kërkonim. Ne shpresojmë që kjo tendencë të vazhdojë, sepse Shqipëria ka punë ta tjera për të kryer. Pas këtyre, ne mund të shohim se si do ta gjykojë Këeshilli Evropian vendimin pëer statusin e kandidatit për vendin. Ne jemi ende aty ku duhet. Por ky është një hap pozitiv në këtë drejtim. Dhe le të vazhdojmë kështu”, tha Kukan. “Ky ishte një takim shumë i mirë. Atmosfera ishte konstruktive. Sigurisht që mënyra se si deputetët u shprehen për problemet e trajtuara, është nga pikëpamjet e ndryshme, por kishte fryme frymë konstruktive, siç e kërkojmë edhe ne”, tha Stefano Sannino, drejtori për zgjerimin në KE.
Rama: Në 2013 do të fitojmë bindshëm
Nga Selaniku kryetari i opozitës ka përshëndetur miratimin e Kodit të ri Elektoral. Edi Rama e konsideroi si përmbushës të një sërë garancive ligjin zgjedhor, mbi të cilin do të mbahet gara elektorale e 2013-ës. Në bindjen e kreut të selisë rozë, fitorja është e opozitës dhe vota e shqiptarëve nuk do të preket. “Jemi në një proces ku do të kemi një sërë garancish të reja, të cilat jo vetëm nuk janë pak por përbëjnë një bazë shumë të mirë për tu thënë qytetarëve tanimë ajo çka ka ndodhur nuk do të përsëritet dhe se zgjedhjet e vitit 2013 do ti fitojmë pasi vota juaj nuk do të preket dhe procesi do të jetë i hapur dhe transparent. Përpara nesh tanimë është rruga e fitores dhe se asnjë forcë e cila deri dje ka arritur të imponohet në mungesë të transparencës dhe me mekanizma korruptivë nuk do të mund të na ndalë”, u shpreh Rama. Sa i takon kundërshtimit të ashpër që ka marrë reforma zgjedhore edhe nga aleatët e PS-së, Edi Rama e kaloi me një fjali: “Çdo reformë zgjedhore është objekt debati dhe kundërshtish”. Sipas Ramës, Kodi i ri Zgjedhor ka adresuar një sërë pikash të errëta që siç i quajti, problematikat e shkuara zgjedhore. Komentin e parë për ligjin zgjedhor kryetari i së majtës shqiptare e bëri nga takimi i komitetit të Internacionales Socialiste të Europës Juglindore, që zhvillohet në Greqi.
..IK O TOSI SHIF JOIN SE NA CAVE TRAPIN…PER TE LE PS….TANI DO PRAP PS MOS DO LESH JOIN…
adan...
16 Korrik, 2012 at 06:29